8.9 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Përfundon shkolla verore për nxënësit nga diaspora

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, pas pesë ditëve me plot aktivitete, përfundoi me sukses shkolla verore 2019. Shkolla verore u mbajt në Rugovë, nga data 5 deri më 9 gusht.

Në të morën pjesë 37 nxënës dhe mësues nga diaspora dhe Kosova.

Me aktivitete të shumta që kishin për qëllim zhvillimin e personalitetit dhe shkathtësive të nxënësve, zhvillimin e mendimit kritik e kreativ, socializimin dhe krijimin e shoqërive të reja e shumë aktivitete të tjera atraktive e sportive, nxënësit sfiduan njëri-tjetrin duke e bërë kështu shkollën verore njërën nga përjetimet më të mira të kësaj vere.

Krahas tyre, ata vizituan bukuritë natyrore, si Grykën e Rugovës e Valbonën, ku u njohën me gjeografinë dhe relievin e këtyre anëve.

Ruajtja e identitetit kombëtar, gjuhësor dhe kulturor, shkëmbimi i përvojave dhe kulturave të ndryshme, socializimi dhe krijimi i lidhjeve të reja shoqërore ishin disa nga qëllimet që u arritën falë angazhimit të të gjithë atyre që kontribuuan për realizimin e kësaj shkolle.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit: Lufta kundër korrupsionit nuk do të ndalet as para dyerve të prokurorisë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që të raportojnë çdo provë inkriminuese ndaj prokurorëve apo zyrtarëve...

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Në fshatin Shpenadi të Prizrenit është përuruar sot sheshi i ri, i cili tashmë mban bustin e heroit kombëtar Lekë Dukagjini, figurë e shquar...

Lajmet e Fundit