11 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Përkujtohen dëshmorët Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe

Në fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit sot në 18-vjetorin e rënies u përkujtuan dëshmorët Dalip Behra dhe Bekim Gashi, në tubim përkujtimorë morën pjesë Idriz Vehapi me bashkëpunëtor, familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve.

Një fjalë rasti në tubimin përkujtimor mbajti edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi i cili tha se jemi këtu për te përkujtuar Dalipin dhe Bekimin dhe të gjithë ata luftëtar të cilët derdhen gjakun e tyre për lirinë e vendit. Jemi sot për të përkujtuar të gjithë ato vuajtje të cilat i kemi përjetuar , shumë vite me radhe me të rëndat i kemi përjetuar gjatë vitit 1998 dhe në pranverën e vitit 1999 .

Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së u shpreh se Bekimi dhe Dalipi, tani dëshmorë të kombit nga Krusha e Madhe u mobilizuan me shumë shok nga anadrinia dhe të gjitha viset shqiptare u bashkuan në luftën për çlirimi dhe bashkim kombëtar . Ata ishin gjithmonë të gatshëm ti japin at që kërkonte atdheut.

Ndërsa , Selami Hoti kryetar i këshillit të fshatit Krushë e Madhe potencoi se dëshmorët të edukuar me atdhedashuri , së pari nga familjet e tyre e pastaj të frymëzuar nga filozofia e patriotit të pa shoq , politikanit unik të përmasave ndërkombëtare , ideologut të Ushtrisë së Kosovës , prof. Ukshin Hoti i cili thoshte BEJE ose VDIS , kishin shtyrë Dalipin dhe Bekimin që të merrnin detyra nga me te ndryshmet në shërbim të atdheut ./prizrenpress.com/

Më Shumë

Totaj akuzon Kurtin se po “paralizon” Prizrenin: Na janë marrë rreth 14 milionë euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se me veprimet e saj po ndikon në “falimentimin dhe defunksionalizimin” e komunave, duke...

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Lajmet e Fundit