12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Përkujtohet Beteja e Landovicës

Sot është shënuar përmes një manifestimi përkujtimor edhe 18- vjetori i Betejës së Landovicës, ku janë nderuar 7 dëshmorët e rënë për liri dhe 15 martirë të këtij lokaliteti.

Para familjarëve të dëshmorëve dhe martirëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës, bashkëvendësve dhe përfaqësuesve të institucionëve, ka folur përfaqësuesi i këtij lokaliteti, Fadil Berisha, i cili tha se “sot Landovica ka dhimbje, por edhe krenari për bijtë e vet, që me gjakun e tyre u flijuan për Lirinë e vendit”.
Edhe ish komandanti i UÇK-së nga ky lokalitet, Osman Qerreti, tha se kontributi i djemve trima të Landovicës në luftën çlirimtare ishte i jashtëzakonshëm në këto anë, karshi një armiku barbar dhe të paepur me gjak të shqiptarëve.

Në emër të komunës së Prizrenit, ka folur nënkryetari Lulzim Kabashi,i cili vlerësoi lartë traditën e atdhedashurisë që kultivuan banorët e Landovicës, e që u dëshmua edhe në luftën e fundit për Lirinë e Kosovës. Ish- komandanti i brigadës 125 të UÇK-së së ZOP-it, Nehat Basha, tha se amanetin e dëshmorëve do ta jetësojmë për një Kosovë siç e deshën ata, dhe nuk do të tolerojmë që të zhvlerësohen vlerat e atyre që u flijuan dhe sakrifikuan për çlirimin e vendit.

Para mbajtjes së tubimit përkujtimor, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ndërsa është mbajtur edhe një program i pasur artistik me këngë, valle dhe recitale, në kuadër të manifestimit përkujtimor që u mbajt në qendër të Landovicës./TV Prizreni/

Më Shumë

Asgjësohet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në një fushë të Rahovecit

Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në...

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Lajmet e Fundit