4.2 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Përkujtohet dëshmori Përparim Thaçi

Në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit, është përkujtuar vepra e dëshmorit Përparim Thaçi, në 18-të vjetorin e rënies. Homazhe para varrit të dëshmorit kanë bërë familjarët e dëshmorit, shoqatat e dala nga lufta, përfaqësues të subjekteve politike si dhe kryetar i Komunës Ramadan Muja.

“Përkujtimi për dëshmorët simbolizon një të kaluar të lavdishme për ata që u flijuan për lirinë e atdheut, sepse në vende ku ata prehen të qetë duhet të frymëzohemi për një të ardhme më të mirë për shtetin tonë”, tha Muja.

Më 27 maj 1998 Përparim (Ali) Thaçi ka rënë heroikisht ndërmjet fshatrave Bella Cërkë e Xërxë, në kohën kur po kryente detyrat e ushtarit të UÇK-së në Shtabin e Drenocit.

Përparimi para rënies ishte absolvent i Gjuhës angleze në SHLP “Xhevdet Doda” në Prizren.Me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare, bashkë me disa të rinj, formoi celulat e para të UÇK-së në Anadrini e më pas edhe Shtabin e Drenocit, që vepronte në kuadër të Zonës së Pashtrikut./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vetmia si fat njerëzor në romanin “Era dhe Rroni – Një histori dashurie”

Shkruan: Musa BUSHRANI Romani “Era dhe Rroni - Një histori dashurie” i Osman Gorancit është një vepër që ndërtohet mbi dramën e brendshme të individit...

Suharekasi i dehur sulmon qytetarin dhe policin jashtë detyre

Një sulm fizik ka ndodhur së fundmi në qytetin e Suharekës. Në raportin e policisë bëhet me dije se i dyshuari nën ndikim të alkoolit...

Lajmet e Fundit