8.3 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Përkujtohet “Epopeja Gorozhupit”

Sot, u  përkujtua 25-vjetori i operacionit “Shigjeta”, organizuar nga Brigada 128 e Zonës Operative të Pashtrikut.

Në Gorozhup, i rrethuar nga malet e Pashtrikut, nisi operacioni luftarak “Shigjeta” me qëllim rrëzimin e kufirit ndërshqiptar, i kontrolluar nga okupatori serb.

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje, të premten u mblodhën ish-eprorë dhe veteranë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, qytetarë dhe zyrtarë të institucioneve.

Ministri i FSK-së, Ejup Maqedonci, tha se 25 vite pas këtij operacioni, Ushtria e Kosovës është zhvilluar si një forcë profesionale, e gatshme për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit.

Zv/komandanti i operacionit “Shigjeta”, Spiro Butka, vuri në dukje se UÇK-ja theu mitin e pamposhtjes së serbëve, pavarësisht se ishte një ushtri e vogël, por me shpirt të madh.

Fjalë përkujtimi mbajtën edhe sekretari i OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, dhe drejtoresha për Emergjencë dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, Ramize Sinanaj-Shala, të cilët theksuan se sakrifica e luftëtarëve dhe gjaku i dëshmorëve sollën lirinë e shumëpritur.

Në “Epopenë e Gorozhupit” të vitit 1999, 16 dëshmorë të Brigadës 128 ranë në altarin e lirisë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën, duke vulosur me gjakun e tyre lirinë e Kosovës.tv prizreni

Më Shumë

Mitrovica triumfon në Gjonaj me stil kampioni, 4:0 ndaj Drinit të Bardhë

Mitrovica ka regjistruar një fitore të madhe si mysafire ndaj Drinit të Bardhë, duke triumfuar me rezultat bindës 0-4 në Gjonaj të Hasit. Protagonistët e...

Për çka dyshohet se mori ryshfet prokurori Shala, publikohet biseda

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, është arrestuar në vendin e tij të punës, mëngjesin e së hënës...

Lajmet e Fundit