Përkujtohet shkrimtari Ibrahim Skenderi

Në Prizren është mbajtur një aktivitet përkujtimor kushtuar shkrimtarit, Ibrahim Skenderi.

Të pranishëm ishin nxënës, mësimdhënës, bashkëpunëtorë, miq dhe familjarë të profesorit Skenderi.

Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj – Kukaj, e vlerësoi lartë kontributin e shkrimtarit, Skenderi.

“Duhet të ndihemi krenarë që patëm mundësinë ta kemi në mesin tonë një personalitet si Ibrahim Skenderi”, tha ajo.

Edhe përfaqësuesi i Shoqatës “Fidani”, Berat Batiu, u shpreh krenar që bashkëpunoi me shkrimtarin, Skenderi.

“Ndihem me fat që bashkëpunova në vepra të ndryshme dhe të pasura letrare me profesorin Skenderi”, tha ai.

Miqtë e tij, Demir Reshiti dhe Adil Beqaj, nën emocione kujtuan mikun e tyre.

“Ai do të vazhdojë të jetojë përmes veprave të tij”, u shprehën ata.

Në fund, djali i profesorit të ndjerë, Arben Skenderi, shprehu mirënjohje për pjesëmarrjen e të pranishmëve. Programi përfshiu leximin e poezive të autorit si dhe telegrame ngushëllimi nga miq e bashkëpunëtorë.Ngjarja u organizua nga Biblioteka e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën për Kulturë e Art “Fidani”./ TV Prizreni/

Më Shumë

Nisin punimet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Bingeni” në Prizren

Kanë nisur punimet për realizimin e projektit “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën ‘Bingeni’ (Hamit Thaqi)” në Prizren, investim që synon përmirësimin e...

E rëndë në Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë

Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në qytetin e Prizrenit. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit