Ky është 25 vjeçari i arrestuar për therjen me thikë në Prizren

Një person është lënduar si pasojë e therjes me thikë në Prizren.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se personi që u arrestua nën dyshimet se theri me thikë 38-vjecarin në Prizren është F. Hoxha, 25 vjeçar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar 25-vjeçari dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e viktimës.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një përleshje mes viktimës dhe F. Hoxhës, i cili e kishte therur me thikë atë, duke i shkaktuar plagë.

 

 

Veseli për Sinjalin ka deklaruar se rasti është duke u trajtuar nga hetuesit e stacionit policor në Prizren.

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit