7.3 C
Prizren
E shtunë, 12 Prill, 2025

Përmbaruesi privat Mehdi Reshani nga Prizreni, mohon të ketë shkelur ligjin

Përmbaruesi privat, Mehdi Reshani, të enjten, gjatë shqyrtimit gjyqësor të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, ka thënë se me rastin e përmbarimit të lëndës për të cilën akuzohet, nuk e ka shkelur ligjin për përmbarues privat.

I akuzuari, Reshani ka thënë se nuk e ka ekzekutuar dy herë vendimin e njëjtë gjyqësor, por se në pamundësi që vendimin ta përmbarojë brenda një dite, e ka bërë në dy ditë, më 26 dhe 29 shtator 2014. Tutje, ka shtuar se vetë nga procesverbali i përmbarimit vërehet se përmbarimi nuk ka përfunduar dhe se mund të vazhdojë në ditët në vijim, e që një përmbarim mund të zgjasë edhe me muaj.

Tutje, ka thënë se në punën e tyre janë të pavarur dhe se i japin llogari Ministrisë së Drejtësisë, e cila edhe i emëron, ndërsa ndaj procedurës përmbarimore kanë të drejtë palët në ankesë nëse mendojnë se nuk është kryer sipas rregullave. Për rastin konkret, ka thënë se i është përmbajtur vendimit të gjykatës dhe asgjë më shumë.

Në këtë seancë, po ashtu janë administruar edhe provat materiale nga shkresat e lëndës e ndër të tjera edhe një vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Ekonomik. Sipas të cilit vendim, e dëmtuara në këtë rast, ndërmarrja “QMI” është rikthyer në bashkë-menaxhim të “Agrokosova Holding” pas më shumë se një viti nga largimi i tyre prej përmbaruesit të akuzuar.

Palët në procedurë kanë kërkuar kohë për të përgatitur fjalët përfundimtare, andaj kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, ka shtyrë seancën për 9 qershor 2017, në ora 13:30.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila e akuzon Reshanin se ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, e njëkohësisht duke i shkaktuar dëm personave tjerë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari, përkundër faktit se e kishte përmbaruar lëndën përmbarimore të kreditorit “Gruppo Vinicolo Fantineli”  ndaj debitorit “QMI”, të dy palët si aksionarë në “Agrokosova Holding”, ai ka marrë sërish veprime ekzekutive pa e njoftuar debitorin “QMI”, duke nxjerrë nga objekti i “Agrokosova Holding” të gjithë stafin e të dëmtuarit “QMI”./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Ndalimi i 12 serbëve në Prizren, Kryeprokurori: 10 prej tyre janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve

16 shtetas serbë u arrestuan të shtunën dhe të dielën, ku katër prej tyre rezultuan të jenë oficerë aktivë të sigurisë së Serbisë.Ata u...

Kurti: Te varret e dëshmorëve kujtojmë lavdinë e UÇK-së dhe çmimin e lirisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mëngjesin e sotëm, bëri homazhe në Kompleksin Memorial "Dëshmorët e Koshares", në 26-vjetorin e betejës së lavdishme të...

Lajmet e Fundit