Përmirësohet Robert Ndrenika, pranë rikthimit në teatër

RobertNdrenika-aktorAktori i mirënjohur shqiptar, Robert Ndrenika, pas problemeve shëndetësore me zemër, që e larguan nga shfaqja e Molierit në Tiranë, pritet t’i rikthehet teatrit në vjeshtë të këtij viti, në shfaqjen “Tartufi” të regjisorit Erion Kame.

Ndrenika është në Gjermani duke vëzhguar gjendjen shëndetësore, e cila sipas mediave shqiptare është duke u përmirësuar, prandaj Kame ka paraparë që edhe pse jo në premierë, Ndrenika të luajë rolin e Orogonit në reprizat e shfaqjes.

Ndrenika pritej të luante në premierën e 16 janarit, mirëpo një sëmundje e papritur ia pamundësoi pjesëmarrjen, me ç’rast edhe u shty premiera për në muajin maj.

Aktori së fundmi ka mbushur 73 vjet, mirëpo nuk e ka pushuar aktivitetin e tij artistik. Vitin e kaluar ai shkëlqeu në shfaqjen “Djemtë gazmorë”, në rolin e Uilli Klark. Ai ka interpretuar edhe shfaqje tjera të Molierit, si dhe disa prej shfaqjeve më të rëndësishme të teatrit dhe kinemasë në Shqipëri.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit