18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Përplasje midis SBASHK-ut dhe MASHT-it: Vendimi për zëvendësimin e orëve të humbura, i papranueshëm

Në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës thonë se vendimi i ministrit të Arsimit për kompensimin e orëve të humbura për shkak të grevës, është marrë pa ndonjë konsultim paraprak me SBASHK-un.
Ata thonë se për këtë do t’i drejtohen edhe gjykatës me kërkesën për pezullimin e vendimit. Ndërsa Këshilli i Prindërve të Kosovës e përkrah ketë vendim, sepse është në interes të nxënësve për çka kërkon mirëkuptim nga mësimdhënësit.

Vendimi i fundit i ministrit të Arsimit për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve po kundërshtohet nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Ymer Ymeri, nga kjo sindikatë, tha për Radio Kosovën se ministri e ka marrë ketë vendim pa u konsultuar me SBASHK-un, dhe, sipas tij, ky vendim është i papranueshëm.

“Mendojmë që është ngutur ministri me këtë vendim, për shkak që nuk ka mbajtur asnjë takim paraprak me përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit për kompensimin e orëve të humbura. Për sindikatën ky vendim është i papranueshëm.”

Ymeri tha, po ashtu, se janë duke u konsultuar me zyrën ligjore dhe avokatin që të merren masa për pezullimin e këtij vendimi të njëanshëm dhe në kundërshtim me Ligjin për Grevat.

“Jemi duke u konsultuar me zyrën ligjore dhe avokatin që e ka SBASHK-u. Dhe ketë vendim të ministrit do ta dërgojmë në gjykatë me kërkesën që të merret masa e pezullimit të vendimit deri në vendimin e fundit, sepse mendojmë që është vendim antiligjor.”

Ndërsa, kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, i tha Radio Kosovës se e mirëpresin ketë vendim pasi edhe këshilli pas takimit të fundit i ka sugjeruar ministrit që kompensimi të bëhet në këtë mënyrë. Kompensimi i orëve të humbura është në interes të nxënësve dhe mësimdhënësit duhet të kenë mirëkuptim, tha Reshiti.

“Në takimin që e ka mbajtur më 15 shkurt të këtij viti, ka dalë me qëndrim që ka kërkuar nga MASHT për të bërë zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës. Ne si Këshill i Prindërve të Kosovës e mbështesim vendimin e ministrit, e konsiderojmë të drejtë dhe të bazuar në Ligj, sepse interesimi i nxënësve në këtë rast është që të zëvendësohen orët e humbura të mësimit.”

Ministri i Arsimit ka marrë vendim që orët e humbura për shkak të grevës së mësimdhënësve të kompensohen si në vijim: pesë ditë do të zëvendësohen nga pushimi pranveror; pesë ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë këtij viti shkollor si dhe pesë ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019. Mësimdhënësit kanë mbajtur grevë nga 14 marsi e deri me 1 shkurt 2019. /GazetaExpress/

Më Shumë

Shtyhet afati i procesit të regjistrimit të popullsisë

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se është shtyrë afati i procesit të Regjistrimit të Popullsisë deri më datën 24 maj.   Sipas komunikatës  së qeverisë, ky...

Motra e Ukshin Hotit: Zbardhja e fatit të tij duhet të jetë obligim prioritar i Qeverisë dhe i ndërkombëtarëve

  “Deri më tani, përpos fjalëve poshtë e përpjetë, nuk ka diçka serioze që të merret me çështjen e tij dhe të zbardhet fati i...

Lajmet e Fundit