4.9 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Perry thotë se Aerosmith donin ta zëvendësonin Tyler-in

Kitaristi i Aerosmith, Joe Perry, ka thënë që një herë e një vakt, bendi e kishte menduar mundësinë që ta zëvendësojnë Steven Tyler-in me Sammy Hagarin.

Sipas Perry-t, incidenti kishte ndodhur rreth një dekadë më parë, kur Tyler qe bërë pjesë e jurisë së American Idol dhe merrej me punë të tjera jashtë Aerosmith, duke e bërë Perry-n të besojë se po distancohej nga bendi.

Perry ka thënë që mes emrave të tjerë të përfolur si zëvendësime të mundshe kanë qenë Chris Cornell, Paul Rodgers, Billy Idol e Lenny Kravitz.

“Mendoja që ndoshta Steven donte katër vjet pushim që të bënte atë që do që ta bëjë”, ka thënë Perry.

“Prandaj posa nisi kjo puna e të lypurit një tjerr këngëtar kryesor, ajo pak ia tërhoqi vërejtjen”.

Më Shumë

Arrestohet kryesuesi i komisionit për falsifikim votash në Malishevë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i rezultatit të votimit”. Sipas raportit policor, i dyshuari gjatë procesit...

SHSKUK sqaron bashkëpagesën prej 3 eurosh për personat shoqërues

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka sqaruar se bashkëpagesa prej 3 euro për 24 orë qëndrimi të personave shoqërues mbi 15 vjeç...

Lajmet e Fundit