5.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Përse nuk vjen?!

Poezi e shkruar nga Mikai Eminesku.

Shoh dallëndyshet që ikin larg,
Dhe gjethet që u zverdhën pak.
Mbi vreshta tutje bryma ra,
Përse ti s’vjen, pse nuk vjen pra?

Eja në krahë të të mbaj,
Të t’admiroj e të vdes pastaj.
Dhe ta vë kokën që më dhëmb,
Mbi gjoksin tënd, mbi gjoksin tënd!

A të kujtohet koha vallë,
Kur të dy bridhnim në livadhe.
Kur unë të ngrija pupël në erë,
Me mijëra herë, me mijëra herë!

Në botë gjenden femra plot,
Që sytë i kanë zjarr e lot.
Të arta qofshin ato gra,
Si ti nuk ka, si ti nuk ka!

Ti dritë do sjellësh e kthjellim,
Në jetën time, shpirtin tim.
Ti mbi çdo yll ke bukuri,
E dashur moj, e shtrenjtë ti!

Vjeshta tani mbi fushat zverdh,
Rrafshnaltat i shkretoi përreth.
Po bien fletët ca nga ca,
Përse ti s’vjen, pse nuk vjen pra?

Më Shumë

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

Punime në rrjetin elektrik në Restelicë të Dragashit, kufizohet qarkullimi i automjeteve

Komuna e Dragashit ka njoftuar se më 8 prill 2026 do të zhvillohen punime në rrjetin elektrik në fshatin Restelicë, në segmentin pranë tunelit. Sipas...

Lajmet e Fundit