9.4 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Përurohet libri “Organizatat Ekstremiste Serbe në Kosovë”

perurimi-librit-180913Është përurua libri ekskluziv “Organizatat Ekstremiste Serbe në Kosovë”, i autores Fitnete Ramosaj. Recensent të librit kanë thënë se autorja Ramosaj, ka pasur guxim të madh dhe me përgjegjësi shkencore ka shprehur në libër veprimtarinë e organizatave ekstremiste serbe dhe ka analizuar ngjarje dhe veprime që janë të vërteta. Ndërsa autorja Ramosaj, u ka bërë thirrje të Institucioneve ose njerëzve kompetent që ta ndihmojnë në përkthimin dhe editimin e librit.
Profesori Gjon Boriqi, e ka përgëzuar Ramosaj, për librin i cili sipas tij ka shumë të vërteta të trishtueshme. Ai tha se fqinjët e shqiptarëve kanë qenë jashtëzakonisht agresiv deri në përdorim të gjenocidit kundër popullit shqiptar.
“I jam mirënjohës koleges Ramosaj, për guximin e madh që pati për të shkruar një libër me të vërteta shumë të mëdha, të trishtueshme mbi të gjitha sepse është e pa mundur të mendohet se mes popujve fqinjë të ekzistoj një urrejtje që shkon deri në gjenocid. Ne shqiptarët e kemi një shprehje që thuhet më afër e kemi fqinjin sesa vëllain në ditë të vështira por çuditërisht fqinjët e Shqipërisë kanë qenë jashtëzakonisht agresiv deri në gjenocid kundër popullit shqiptarë”, ka thënë Boriqi.
Autorja e librit, Fitnete Ramosaj, është shprehur mirënjohëse ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të librit. Ajo u ka bërë thirrje institucioneve dhe njerëzve kompetent që kanë mundësi ti ndihmojnë në editimin dhe përkthimin e librit në gjuhë angleze por edhe në gjuhë të tjera si në qarqe politike, shkencore e ndërkombëtare nëse e shohin të arsyeshme.(Kosovapress)

Më Shumë

Aksident tragjik në Prizren: Humb jetën një 29-vjeçar pas përplasjes me motoçikletë

Sot, më datë 19.03.2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete,...

“Ishte i ri”, Apeli ia zbut për 5 vjet dënimin të akuzuarit për krime lufte në Prizren

Më 1 shtator të vitit 1998, Fatmir Bojaxhiu dhe vëllezërit Binak e Reshat Daçaj u vranë e pastaj u masakruan në malin afër lagjes...

Lajmet e Fundit