Përurohet pjesa e renovuar e hapësirës së QKMF’së në Prizren

Sot me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, nënkryetarit Visar Shehu dhe drejtoreshës së Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj u bë përurimi i pjesës së renovuar të hapësirës së QKMF-së, ku ofrohen shërbimet shëndetësore të ndërrimit të tretë, raporton PrizrenPress.

“Në kuadër të këtij projekti janë krijuar hapësira për tri dhoma të mjekëve, dhoma e fashimit, dhoma e stafit të mesëm, dhoma e EKG-së, dy dhoma të stomatologjisë, si dhe dhoma për terapi infuzive, ku në këtë hapësirë për herë të parë do të jepen edhe infuzionet. Po ashtu është bërë edhe dislokimi i barnatores dhe depos së barnave, dhoma e triazhimit, si dhe krijimi i hapësirave të reja të punës për DSH-në dhe QKMF-në”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Sipas njoftimit, nëpërmjet këtij renovimi, përveç hapësirës moderne dhe kushteve me standarde të larta, do të bëhet edhe shkarkimi i urgjencës nga fluksi i madh i rasteve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit,...

Lajmet e Fundit