11.7 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Përvjetori i lindjes së rilindasit Jeronim de Rada

Më 19 nëntor 1814 në Makia të Kalabrisë u lind rilindasi Jeronim de Rada.

Mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Me 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës. Në 1848 nxori gazetën e parë shqiptare “L’Albanese d’Italia”, në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Pas dështimit të revolucionit më 1818 e mbylli gazetën dhe u tërhoq në fshatin e tij të lindjes deri në fillim të viteve ’60 të shek. XIX.

Duke nisur nga viti 1861, në jetën e De Radës nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare.

Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat Lashtësia e kombit shqiptar (“Antichità della nazione albanase”, 1864) dhe Rapsodi të një poeme arbëreshe (“Rapsodie d’un poema albanese”, 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare.

Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë si dhe ndoqi me interes ngjarjet në Shqipëri.

Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare dha me revistën “Flamuri Arbrit” që e botoi në vitet 1883-1885.

Më Shumë

Bashkimi kampion i Ligës Unike për femra

Bashkimi është shpallur kampione e Ligës Unike për femra për edicionin 2026, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Pejës 03. Finalja u zhvillua në...

Totaj emëron drejtorin e ri të Pronës dhe Çështjeve Ligjore në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Elsabah Xhurxhehallon në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Pronës dhe Çështjeve Ligjore. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Emërimi është...

Lajmet e Fundit