7.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Pesë rrëfime për fatet njerëzore ballafaqohen në “DokuFest”

Pesë rrëfime vijnë prej botëve të ndryshme, por të përbashkët kanë fatet njerëzore. “Djemtë me flutura” ka hapur garën ndërkombëtare të filmave të shkurtër të “DokuFestit”.

Njashtu sikur ky, edhe “Nëna e”, “Jetimi” dhe “Ajo vrapon”, të shfaqur në ditën e dytë të edicionit të 18-të të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar, zbërthejnë lidhjet dhe shkëputjet në mes të të rriturve dhe fëmijëve apo adoleshentëve. I pesti, “Synchronicity” është një këndvështrim më i përgjithshëm mbi raportet njerëzore, dhe këtë e bën në një tjetër mënyrë. Shfaqja e pesëshes së filmave, të shtunën mbrëma, për shkak të kushteve atmosferike prej “DokuKino Plato” u zhvendos në shkollën e muzikës “Lorenc Antoni”, shkruan Koha Ditore.

Sapo ndizet projektori për “Djemtë…” të regjisorit Marcin Filipowicz, publiku njihet me Filipin, personazhin kryesor. Nëpërmjet tij eksplorohet e vërteta rreth historisë së gazetarit dhe reporterit polak Jacek Hugo-Bader. Kur djali i tij u sulmua nga një bandë, Hugo-Bader vendosi të reagojë. Mori me qira një nga billbordet në lagje dhe aty la numrin e tij tek shkroi: “Djali im u sulmua në këtë lagje, disa banditë të rinj e kërcënuan me thikë dhe e detyruan që t’u japë paratë dhe telefonin, jam në kërkim të tyre… Për ata që kanë informacion rreth banditëve do të ketë çmim të lartë parash si shpërblim…”. Gazetari Jacek Hugo-Bader për të njëjtën histori dhe përvojë të tij personale kishte shkruar edhe një reportazh. Aty do të zbërthente edhe atë se si i ndryshoi atmosfera në shtëpi.

“Nuk mund ta shikoj djalin tim duke futur paratë në çorapet e tij kur shkon në kinema. Zemërimi dhe tërbimi rriten tek unë. Nuk mund të jetoj në një frikë të vazhdueshme se ai do të kthehet në shtëpi në depresion, i poshtëruar, i shkelur, i fyer”, kishte shkruar ai në reportazh..

Më Shumë

“Ishte i ri”, Apeli ia zbut për 5 vjet dënimin të akuzuarit për krime lufte në Prizren

Më 1 shtator të vitit 1998, Fatmir Bojaxhiu dhe vëllezërit Binak e Reshat Daçaj u vranë e pastaj u masakruan në malin afër lagjes...

Nxënësit e shkollës profesionale në Kijevë me iniciativë për dhurim gjaku dhe solidaritet

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë kanë prezantuar projektin e tyre humanitar dhe edukativ “Shkolla dhuron – Kosova shpëton”, në...

Lajmet e Fundit