13.4 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Pesë të vdekur e 285 raste pozitive në 24 orët e fundit në Kosovë

Pesë persona kanë vdekur dhe 285 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit. Këto rezultate kanë dalë pas testimit të 3.196 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 285 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 65.350 raste nga 277.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.558 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.974 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.818.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 123 raste, Gjakovë 22 raste, Pejë 22 raste, Podujevë 17 raste, Vushtrri 12 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Rahovec 9 raste, Gjilan 8 raste, Viti 7 raste, Deçan 5 raste, Prizren 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë dhe Skenderaj.

Më Shumë

Dy gjyqtarë të rinj nisin angazhimin në Gjykatën Themelore të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Kryetarja e Gjykatës ka pritur në takim dy gjyqtarët e rinj, të cilët nga sot...

LDK-ja dhe PDK-ja bëhen bashkë në Prizren, kundër Abrashit të VV-së

Një tjetër koalicion parazgjedhor është arritur në vendin tonë, këtë herë në komunën e Prizrenit. Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se Lidhja Demokratike e...

Lajmet e Fundit