24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Peticionit të Muzeut e kërkesave të Institutit Arkeologjik nuk u përgjigjet askush

MuzeoKosovesNjë peticion me 33 nënshkrime, ministrit të Kulturës, Kujtim Shala, i ka mbërritur në zyrë qysh muajin e kaluar. Punonjësit e Muzeut të Kosovës të njëjtin peticion bashkë me kërkesën për zbatimin e Rregullores për gradimin dhe pagat e krijuesve dhe performuesve të kulturës dhe punonjësve profesionistë të trashëgimisë kulturore, e kanë nisur edhe në adresë të sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së, Veton Firzi, në ditën e 15-të të muajit të kaluar.

Kërkojnë zbatimin e kësaj Rregulloreje në raport me pagat dhe statusin e vendit të punës, shkruan Koha Ditore.

Drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha, thotë se nja katër a pesë herë ka bërë kërkesë për zbatimin e kësaj Rregulloreje.

“Disa herë i kam shkruar MKRS-së për nivelimin e pagave dhe kalimin nga pozita e shërbyesve civilë në punonjës profesionistë. Për këtë çështje është bërë kjo Rregullore”, ka thënë Rexha. Sipas tij asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.

“Secilin vit i kam bërë nga dy-tri shkresa qysh kur është miratuar”, ka thënë Rexha për Rregulloren, e cila është në fuqi qysh në qershor të vitit 2011. Sipas Rregullores vendet e punës legalizohen pas një kërkese me shkrim dhe dëshmisë për tre vjet punë pa shkëputje.

Por ndryshe ka vepruar MKRS-ja.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Muzeut të Kosovës, Sadik Krasniqi, ka thënë se janë duke pritur për reagim pozitiv të udhëheqjes së re të MKRS-së.

Në shkurt të vitit të kaluar gazeta kishte raportuar se si dy punonjës të MK-së e kishin paditur MKRS-së duke konsideruar se janë duke u diskriminuar në pagë.

Më Shumë

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Nga Prizreni në Bregdet – Pushimet Fillojnë në Autobus me Halimaj Reisen! Halimaj Reisen – Udhëtimi që të sjell pushimet!Mos prit të të ftojë dikush...

Totaj prezanton raportin gjashtëmujor të punës së Komunës së Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka paraqitur sot publikisht raportin gjashtëmujor të punës së ekzekutivit për periudhën 1 janar – 30 qershor...

Lajmet e Fundit