Rektori Vataj në Zvicër

rama1-300x196Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren,  Ramë Vataj, po vazhdon vizitën në universitete të rëndësishme evropiane. Gjatë së martës, Rektori Vataj i shoqëruar nga Agnieska Vojtja nga Universiteti i Konstanz, në Kreuzlingen të Zvicrës ka takuar udhëheqësin e Asociacionit të Universiteteve dhe Shkollave të Larta të Rajonit të Bodense, Stephan Prehn. Asociacion që përbëhet nga 30 Universitete e Shkolla të Larta të katër shteteve: Gjermanisë, Zvicrës dhe Lichtensteinit. Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e përkrahjes të UPZ-së nga ky Asociacion, ku u premtua që Universiteti i Prizrenit do të përkrahet përmes projekteve përkatëse. Aty lindi ideja që edhe në Kosovë të themelohet një organizëm i tillë.

Ndërkaq, Rektori Vataj gjatë ditës së hënë ka takuar Rektorin e Universitetit Konstanz në Gjermani,Ulrich Rüdiger, Silvia Mergenthal, Prorektore për marrëdhënie ndërkombëtare dhe zonjën Regina Sonntag-Krupp, udhëheqëse e zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare. Në takim është diskutuar mundësia e bashkëpunimit në mes të dy universiteteve në fushat akademike, shkëmbin e studentëve, profesorëve dhe ndihmën e këtij universiteti prestigjioz evropian për zhvillimin e mëtutjeshëm të Universitetit të dytë publik në vend, Universitetit të Prizrenit.

Vizita Rektorit Vataj në këto Universitete prestigjioze evropiane, është në kuadër të angazhimeve për afirmimin ndërkombëtar të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Objektiv i Rektorit Vataj është edhe avancimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mobiliteti i personelit të universitetit dhe studentëve. Rektori Vataj krahas konkretizimit të realizimit të marrëveshjeve të deritanishme me universitetet ndërkombëtare në regjion dhe më gjerë, synon edhe lidhjen e marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit me universitetet e ndryshme evropiane.

Më Shumë

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit