8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Pierre Berge: Yves nuk e dinte se kishte kancer në kokë, 373 milionë € shkuan për fondacione

Pierre BergePierre Berge është njëri prej njerëzve që ka dhënë më së shumti para për fondacione të ndryshme, përfshirë edhe 373 milionë euro të koleksionit të Yves Saint Laurent për luftën ndaj sëmundjes së SIDA’s.

Z.Berge, a është e vërtetë që me Yves Saint Laurent për herë të parë jeni takuar në funeralin e Christian Dior-it, në vitin 1957?

Pierre Berge: Mund të na shikoni të dyve në një foto, në të cilën shihen njerëzit që janë për ngushëllim, por në fakt, unë e kam takuar me 3 shkurt 1958, gjatë një darke të organizuar nga Marie –Louise Bousquet. Kisha shkuar për ta uruar, disa ditë pas mbledhjes së parë që kishte në Dior. Pastaj, për gjashtë muaj kemi jetuar bashkë.

Pse ju ka ngelur në mendje ai takim?

Pierre Berge: Atëkohë, nuk dija shumë rreth modës. Kam qenë mik i mirë me Christian Dior dhe me disa mjeshtër të rrobaqepësisë, por për mua moda ishte art. Nuk e shikoja vetëm si një punë, nga e cila mund të fitosh shumë të holla. Por, në mëngjesin e tij të parë në Dior, kuptova se diçka ndodhi me mua. Kuptova sa budalla isha. Më pëlqeu shumë ajo që pashë dhe më duket se vetëm unë e dija se Yves Saint Laurent do të bëhej një projektues i madh i modës.

Pasi që Yves Saint Laurent u shkarkua nga puna nga Dior, pasi kishte refuzuar shërbimin ushtarak në Algjeri, ju themeluat etiketën e tij të famshme CEO, me të cilën punoi për më shumë se 40 vjet, dhe kishit një partneritet të gjatë dhe të suksesshëm.

Pierre Bergen: Ne kishim në mes si një lloj muri të Berlinit. Nuk kam ndërhyrë kurrë ne dizajnët e tij, për arsye komerciale dhe ai kurrë nuk ka ardhur tek unë që të flas për paratë. Kurrë.

Për Yves Saint Laurent, paratë a nuk kishin rëndësi?

Pierre Berge: Jo, sepse ai më besonte mua dhe natyrisht, që ai ishte i vetëdijshëm se kishte para. Por, kurrë nuk e dinte se sa shumë kishte. Kurrë. Për të, paratë ishin diçka e çuditshme.

Ndoshta, kjo është arsyeja që kishit një koleksion arti të mahnitshëm. A ishit në gjendje thjesht të blinit ndonjë gjë pa u menduar dy herë?

Pierre Berge: Në fillim nuk ishte edhe aq e lehtë. Kur e kemi filluar biznesin, nuk kishin shumë para, por më vonë paratë u bënë të parëndësishme në raport me një vepër arti. Në ishim shumë krenarë për koleksionet që kishim krijuar.

Pas vdekjes së tij, në ankandin më të madh privat, ju keni shitur koleksionin e tij për 373,500,000 dollarë.

Pierre Berge: Kur vendosa ta shes koleksionin e Yves-it, pasi kishte vdekur, nuk ishte një vendim nostalgjik, por kishte të bënte me para. Por, paratë nuk ishin për mua. Ndoshta edhe dini, qëpjesa më e madhe e atyre parave kanë shkuar në fondacione. Unë jam i përfshirë nëfondacione, si lufta kundër Sidës, pastaj kam dhënë para për teatro dhe për shumë gjëra tjera. Pastaj, pikërisht për këto arsye, e shita koleksionin.

A ishit pranë tij kur vdiq ai?

Pierre Berge: Sigurisht. Kisha vendosur të shkoja në Montreal për fundjavë, për të vizituar një ekspozitë, kur mjeku më thirri në telefon. Ai më tha, se ishte çështje e një ose dy javëve. Që nga ajo kohë, qëndrova pranë tij.

Ai kishte kancer në tru. A e dinte Yves Saint Laurent që po i afrohej vdekja?

Pierre Berge: Jo, nuk ishte në dijeni. Kurrë nuk e ka ditur. Mjeku më tha që nuk kishte asgjë më shumë për të bërë dhe bashkë vendosem që ai të mos e dinte. Mendoja, që Yves nuk ishte aq i fortë sa ta pranonte atë.

Si jeni ndjerë pasi ai nuk ishte më aty?

Pierre Berge: Ishte periudhë aq e vështirë, pothuajse është e pamundur për ta përshkruar. Por, ndoshta e keni përjetuar edhe ju në jetën tuaj. Është ndryshe kur dikush vdes papritmas nga n në nj në aksident, nga një sulm në tru apo pas një sëmundje të gjatë. Deri diku edhe e prisja dhe isha përgatitur për këtë humbje të madhe.

A jeni i trishtuar që tani nuk merreni me modën? A e keni humbur sensing e biznesit prej se u pensionuat ju dhe Yves Saint Laurent?

Pierre Berge: Jo, sepse industria e modës nuk ishte e njëjtë si në të kaluarën. Unë nuk jam nostalgjik, e urrej nostalgjinë, por jam i lumtur që nuk punoj më në biznesin e modës. Më vjen keq ta them, por tani nuk është lehtë të punosh me revistat e modës.

Pse mendoni kështu?

Pierre Berge: Me Saint Lauren nuk kemi biseduar kurrë për paratë, kurrë nuk e kemi tregtuar një kopertinë që ishte në kundërshtim me reklamën, kurrë nuk kemi biseduar për këtë. Më lejoni t’iu them diçka: ne kemi hapur shtëpinë Couture në vitin 1962 dhe në vitin 1963 ishim në front. Mendoni se kjo është e mundur sot? Madje edhe me një Saint Lauren të ri?

A do ta urrente Yves Saint Laurent industrinë e modës sot?

Pierre Berge: Sigurisht! Yves doli në pension në kohën e duhur dhe vdiq në kohën e duhur. Më vjen keq që e them, por për mua është shumë e vështirë të kuptoj se çfarë ka ndodhur në biznesin e modës. E gjitha është tek çështja e parave dhe e marketingut. Tani nuk flitet për talent, por vetëm për shitje dhe Yves Saint Laurent do ta kishte urryer një gjë të tillë.

Cila ishte arritja e tij më e madhe në industrinë e modës? Sidomos në vitet ’60 kur Yves Saint Laurent dhe e tërë kompania e tij bëri një shtytje në një drejtim të ri.

Pierre Berge: Saint Laurent, së bashku me Chanel, ishin projektuesit më të rëndësishëm të shekullit 20-të. Ishte kohë tjetër për dizajnerët, ishte kohë e mendjeve të mëdha. Kam parë fustane të mrekullueshme nga Balenciaga dhe Christian Dior, por dallimi në mes tyre dhe Chanelit e Saint Laurenit ishte se ata i qëndruan besnikë fushës estetike, ndërsa Chanel dhe Saint Laurent u përqendruan në fushën sociale. Këta ndryshuan jetën e grave në mbarë botën.

Për çfarë saktësisht?

Pierre Bergen: Mendoj, se Chanel u dha liri grave, ndërsa Saint Laurent u dha pushtet. Këtë mund ta shohim edhe sot, në përditshmëri.

Gjithkush atë e ka konsideruar gjeni dhe në kështu ai punoi gjithnjë e më shumë. Çfarë mendoni se në mes të viteve ’70, e shtyu atë të bëhej i varur nga droga dhe alkooli?

Pierre Berge: Është e vështirë për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, se çfarë të shtyn në këtë varësi. Por, mua më duhet ta pranoj se Yves ka krijuar koleksione të mrekullueshme edhe kur ka konsumuar drogë dhe alkool. Kjo e bëri edhe më të vështirë që ai të hiqte dorë.

A ka qenë gjithmonë duke krijuar?

Pierre Berge: Gjithmonë! Në të vërtetë nuk i kushtonte vëmendje ndonjë punë tjetër, ose dikujt tjetër. Marsel Proust e thotë shumë mirë: nëse me të vërtetë jeni gjeni, atëherë gjithmonë jeni i zënë me veten- dhe kjo është e vërteta. Voila.

Yves Saint Laurent shpesh është përshkruar si një person depresiv, madje edhe në fjalimin e tij të pensionimit ai tha: ‘Kam kaluar nëpër ankth, nëpër ferr; kam njohur frikën dhe vetminë e tmerrshme; kam kaluar hilet e miqve që qetësues dhe narkotikë; kam kaluar nëpër burgun që vetëm depresioni mund të japë dhe kam kaluar edhe nëpër klinikat e shëndetit mental.” Por, a nuk ishte Yves Saint Laurent ai që arriti gjithçka? Çfarë e ka trishtuar aq shumë?

Pierre Berge: Unë mendoj se ai ka lindur me depresion. Dhe më vonë, ai vuajti për shkak të famës sepse e kuptoi se nuk kishte asgjë të mirë nga ajo.

A mund ta quani Yves Saint Laurent, gjeniu që u admirua nga miliona njerëz, me një fund tragjik?

Pierre Berge: Saint Lauren ishte artist dhe një artist gjithmonë luan me realitetin e tij të brendshëm. Por, rregullat e lojës duhet ditur – unë kam qenë në gjendje të kontrolloj këtë lloj loje. Kemi pasur shumë momente të lumtura.

Kur ka qenë ai më i lumtur?

Pierre Berge: Ai ishte i qeshur mes miqsh. Por, momenti më i lumtur ishte kur mbaronte një koleksion, kur të pranishmit ngriheshin në këmbë dhe e duartrokisnin me të madhe. Pas kësaj, misioni i tij përfundonte. Ishte sikur një fishekzjarr. The-talks.com

Më Shumë

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit