11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Piktura e Churchillit shitet mbi 2.2 milionë euro

Piktura e ChurchillitNjë pikturë bërë nga Winston Churchill është shitur në një audicion për më shumë se 2.2 milion euro. Piktura me titull “The Goldfish Pool at Chartwell”, është pikturuar në vitin 1932 dhe paraqet pellgun në shtëpinë e tij në Kent. Kjo pikturë përshkruhet të jetë kryevepra e Churchill-it.

Piktura të tij të shitura më parë kanë kapur shifrën deri në 1 milion euro. Pesëmbëdhjetë nga pikturat e tij janë përfshirë në shitjen e pasurisë së Mary Soames, vajzës së tij e cila vdiq në maj të këtij viti. Vlera e këtyre pikturave kishte arritur shumën 15.4 milionë euro.

Winston Churchill ishte kryeministri i Britanisë gjatë luftës së Dytë Botërore. Ai ka vdekur në vitin 1965, ndërsa Mary Soames. E cila vdiq në moshën 91 vjeçare, ishte fëmija i tij i fundit i gjallë.

Më Shumë

Dragash: Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF

Një rast i rëndë ka ndodhur në Dragash gjatë së mërkurës. Rreth orës 15:55, në fshatin Brezna, një grua u dërgua pa shenja jete në...

Deputetja Duda Balje i përgjigjet Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin tim rreth Kodit Civil

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe...

Lajmet e Fundit