18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Pilotimi i Skemës së Asistencës Sociale, ministri Murati del me sqarim pas pyetjeve të qytetarëve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dalë me një sqarim për Pilotimin e Skemës së Asistencës Sociale pasi thotë se shumë qytetarë kanë shkruar në drejtim të ministrisë me pyetje.

Sipas tij, keqkuptimi kryesor është se kush mund të aplikojë dhe kush kualifikohet për përfitim.

Kliko video

https://www.facebook.com/watch?v=1403485973666631

Murati ka dhënë detaje rreth Pilotimit të Skemës Së Asistencës Sociale.

Postimi i plotë:

Sqarim i rëndësishëm për Pilotimin e Skemës së Asistencës Sociale

Shumë qytetarë këto ditë kanë shkruar në drejtim të ministrisë me pyetje rreth Pilotimit të Skemës së re të Asistencës Sociale.

Me gjasë keqkuptimi kryesor është se kush mund të aplikojë, dhe kush kualifikohet për përfitim.

?Skema në fjalë është skemë e ndihmës sociale, për të mbështetur familjet e varfra dhe në kushte të rënda ekonomike.

Pra është vazhdimësi e skemës së ndihmës sociale ekzistuese, veçse me dallimin që hiqet kriteri diskriminues për të pasur fëmijë nën 5 vjeç, si dhe nuk ndërprehet ndihma sociale me automatizëm që në muajin e parë që familja gjeneron të ardhura, por i jep mundësinë familjes për një fazë tranzicioni për së paku 3 muaj.

Pra, në këtë skemë duhet të aplikojnë vetëm familjet e varfra dhe që jetojnë në kushte të rënda ekonomike. Dhe nëse i plotësojnë kriteret e parapara, mund të përfitojnë ndihmë sociale përgjatë fazës së pilotimit.

?A mund të aplikojnë familjet që aktualisht marrin ndihmë sociale?

Mund të aplikojnë edhe ato familje që aktualisht marrin ndihmë sociale, por që nëse kualifikohen, atëherë largohen nga ndihma sociale ekzistuese, dhe kalojnë në skemën e pilotuar. Pra nuk mund të përfitojnë dy ndihma sociale, por vetëm njërën.

Skema e pilotuar e ofron përparësinë që nëse dikush nga familja punësohet, familja nuk përjashtohet me automatizëm nga ndihma sociale, por jepet mundësia e një faze tranzicioni.

?Familja ka të ardhura nga ndonjë skemë pensionale, apo të ardhura tjera që nuk mjaftojnë. A mund të aplikojë?

Aplikimi është i hapur për të gjitha familjet në gjendje të rëndë ekonomike, mirëpo vlerësimi se kush mund të përfitojë pastaj bëhet nga komisionet përkatëse. Vlerësimi merr për bazë të ardhurat e familjes si dhe pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme. Procesi i verifikimit përfshin edhe vizitat tek familja nga ana e komisionit vlerësues, për të parë nga afër gjendjen ekonomike të familjes. Dhe vetëm pasi të jenë plotësuar kriteret, dhe vërtetohet gjendja e rëndë ekonomike, përcaktohen përfituesit nga kjo skemë.

? Dikush më ka thënë që nga kjo skemë mund të përfitojnë të gjitha familjet që kanë fëmijë nën 18 vjeç. A është e vërtetë kjo dhe a duhet të aplikoj?

Shtesat për fëmijë 0-16 vjeç janë skemë e veçantë, që paguhet me rregull çdo muaj, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjes. Ndërsa skema e pilotimit të asistencës sociale nuk ka të bëjë me shtesat për fëmijë, dhe bazohet kryekëput në gjendjen e rëndë ekonomike të familjes kur përzgjedhen përfituesit. Andaj nëse mendoni që nuk i takoni kategorisë me gjendje të rëndë ekonomike, nuk tekomandohet të aplikoni sepse gjasat janë të larta që nuk përmbushni kriteret për të përfituar nga kjo skemë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Komuna e Prizrenit shpreh pakënaqësitë për mënyrën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Komuna e Prizrenit ka shprehur pakënaqësitë e saj për mënyrën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, teksa i gjithë procesi ka përfunduar për...

Lansohen pullat postare “Lojërat Olimpike Verore – Paris 2024”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Lojërat Olimpike Verore –...

Lajmet e Fundit