2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Pioli thotë që skuadrës së tij i mungon goditja e fundit

Milan-i nuk shkoi përtej një barazimi pa gola në ndeshjen e mbrëmjes të së dielës ndaj Torinos në udhëtim, kështu duke vështirësuar gjërat për sa i përket titullit kampion.

Për kuqezinjtë në këtë ndeshje munguan shumë lojtarë të rëndësishëm, derisa ky ishte barazimi i dytë rresht pa gola.

Pas këtij takimi, foli në konferencën për media trajneri i Milan-it, Stefano Pioli, i cili tha që skuadrës së tij u mungoi efikasiteti në sulm.

“Kemi bërë gjithçka për ta pasur lojën në kontroll, por nuk krijuam shumë raste për gol”.

“Nuk jemi shumë të saktë para portës, por skuadra luajti me shpirt. Donim fitoren, por po na mungoi goditja e fundit”, u shpreh Pioli.

Trajneri 56 vjeçar tuje u pyet nga gazetarët edhe për titullin kampion, i cili u përgjigj duke thënë se ende gjithçka është e hapur.

“Kampionati është shumë konkurrues dhe vështirësitë janë për të gjitha skuadrat. Bëmë gjithçka që ta vëmë në vështirësi Torinon, por po na mungon qartësia”, tha Pioli.

“Ende është e hapur çështja e titullit. Më parë ne ishim favoritë, pastaj Napoli dhe më pas Interi. Mund të ndodhë gjithçka deri në fund të kampionatit”, u shpreh mes tjerash Pioli.

Kujtojmë që pas 32 xhirove të zhvilluara, skuadra e Pioli-t ndodhet në pozitën e parë me 68 pikë, dy më shumë se Inter-i e Napoli, por Inter-i ka një ndeshje më shumë për ta zhvilluar.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Edhe 17 biznese të reja të mbështetura nga komuna e Prizrenit dhe Preda Plus, me mbështetjen e ASB-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e projektit “Integra – Nxitja e...

Sot varroset aktorja Shirine Morina

Sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i aktores së njohur, Shirine Morina. Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë...

Lajmet e Fundit