8.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Stabilizim i motit gjatë kësaj jave, diell dhe temperatura më të larta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se pas reshjeve të shiut dhe borës, situata meteorologjike vie drejt stabilizimit.

Ky përmirësim i motit parashihet të ndodhë si rezultat i prezencës së masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Do të ketë më shumë orë me diell e pak vranësira, më të theksuara përgjatë relievit malor.

Nuk parashihen reshje të asnjë forme, brenda kësaj periudhe pesë ditëshe të parashikimit.

Për shkak të kthjellimeve dhe reshjeve të borës që ranë në viset e larta malore, parashihen ulje të temperaturave minimale deri në -3 gradë Celsius, ndërsa në viset e ulëta minimalet parashihen rreth -2 gradë, e në disa zona për rreth maleve edhe deri -3 gradë Celsius.

Këto temperatura minimale parashihen vetëm në orët e hershme të ditës, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri +7 gradë Celsisu, ndërsa maksiamlet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

Barnatorja bimore ”Bio Drini” po zgjerohet, hap pikën e re në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit

 

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren zgjedh anëtarët e rinj të Komisionit Disiplinor dhe Komisionit Zgjedhor të Qendrës

Sot, Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, mbajti sot mbledhjen e XXIV - të të Këshillit të Qendrës. Në këtë mbledhje të rregullt të Këshillit të Qendrës...

Konfirmohet vrasja e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë, shkon në shtatë numri i të arrestuarve

Policia e Kosovës ka thënë se të enjten e ka neutralizuar një të dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Suharekë dhe se ka shkuar...

Lajmet e Fundit