Pique: Do jetë e vështirë të fitojmë La Liga-n

Gerard Pique ka dyshime që Barcelona mund të fitojë titullin kampion në La Liga.

Mbrojtësi 33-vjeçar pranon pas barazimit 0-0 kundër Sevilla-s që rivalët e Real Madrid janë më të favorizuar.

“Nëse shikojmë se si shkuan ndeshjet e fundit, do të jetë shumë e vështirë për ne të fitojmë kampionatin,” tha Pique për mediat spanjolle.

“Tani jemi në një pozicion ku nuk jemi më të varur nga ne. Duke pasur parasysh kalendarin, është e vështirë të imagjinohet që Real Madrid të linte ndonjë pikë. Por ne do të japim gjithçka për të provuar të fitojmë”.

Më Shumë

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit