9.7 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Piraj: Prodhimet tona janë më cilësore se ato të importuara

Pronari i kompanisë ” MEKA HALAL FOOD”, thotë së për 28 vite kanë investuar në cilësi për të bindur opinion që mund të sigurojnë prodhime të sigurta dhe cilësore.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se prodhimet e tyre janë më cilësore se ato që importohen në Kosovë.

Postimi i plotë i tij:

Për 28 vite si ndërmarrje për therje dhe përpunim të mishit kemi investuar në cilësi për të bindur opinionin se edhe ne Shqiptarët kemi kapacitete për të ofruar cilësi dhe siguri të prodhimeve!

Sot mburremi me rezultatin e arritur në këtë aspekt dhe ndihemi krenar që prodhimet tona janë  më cilësore se ato të importuara!

Këtë tani më e dinë mire konsumatorët e prodhimeve MEKA HALAL FOOD, dilema kanë vetëm ata që nuk i kanë provuar prodhimet tona!

Nuk janë falls pashtetat që po importohen në  Kosovë po Pashteta MEKA ka cilësi të pa konkurueshme dhe disa që assesi nuk e pranojnë këtë bëjnë propagandë se pashtetat e huaja po fallsifikohen pa qenë në  dijeni se sot fallsifikimi është i pamundur sepse ka një gjurmim të prodhimeve nga origjina deri në tryezë të konsumatorëve! Pra edhe nëse fallsifikohet një produkt ai nuk ka se si të shitet kur ka distributor të autorizuar!

Më Shumë

Po restaurohet Kulla e Pjetër Prenkpalajt në Zym të Hasit

Kanë nisur dhe po vijojnë punimet restauruese në Kullën e Pjetër Prenkpalajt, një nga asetet e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje, e cila ndodhet në...

Muharremaj krijon parkingje për mërgimtarët në Suharekë, në dispozicion edhe oborri i Komunës

Në kuadër të ardhjes së mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë vendim për krijimin e hapësirave...

Lajmet e Fundit