12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Plagoset kryetari i Parlamentit të ishujve Maldive, Mohamed Nasheed

Ish-presidenti dhe aktualisht kryetari i Parlamentit të ishujve Maldive, Mohamed Nasheed është plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur afër shtëpisë së tij të enjten, kanë bërë të ditur autoritetet zyrtare.

“Kryetari i Parlamentit, Mohamed Nasheed është plagosur dhe është ende duke marrë trajtim mjekësor në spital”, kanë bërë të ditur autoritetet.

Nuk është bërë e ditur saktë se çfarë lëndime ka pësuar i pari i Parlamentit të Maldives mirëpo bashkë me të, për trajtim mjekësor është dërguar edhe një truproj e tij.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maldiveve, Abdulla Shahid e ka dënuar sulmin.

“Sulmet e tilla qyqare nuk kanë vend në shoqërinë tonë. Po lutem për presidentin Nasheed dhe të tjerët që janë të plagosur si pasojë e këtij sulmi, dhe po ashtu për familjarët”, ka shkruar Shahid në Tëitter.

Sulmi ka ndodhur jashtë shtëpisë derisa Nasheed, 53-vjeçar ishte duke hyrë në veturën e tij në kryeqytetin Male, kanë bërë të ditur persona të afërt të tij. Ndërkohë, edhe banorët e qytetit kanë thënë se e kanë dëgjuar shpërthimin.

Nasheed ishte vënë në krye të Parlamentit të ishujve Maldive pasi partia e tij kishte fituar zgjedhjet në vitin 2019.

Më Shumë

Ukaj: Nuk rritet asnjë tarifë ndërtimore në Prizren

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Florent Ukaj, ka reaguar ndaj interpretimeve të fundit lidhur me një nga pikat që...

Latifi përkujton 49 martirët e Brestocit në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunë së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar rënien e 49 martirëve në Brestoc. Latifi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin...

Lajmet e Fundit