19.8 C
Prizren
E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Pas vendimit të Komisionit të Garave, Prizrenit i largohet sponsori gjeneral

Klubi i basketbollit, Ponte Prizreni, që përmbylli pjesën e rregullt të sezonit në Superligë në vendin e parë, ka njoftuar se sponsori gjeneral i klubit është larguar nga sponsorizimi, pasi klubi humbi në gjysmëfinale të play-offit me një vendim të Komisionit të Garave.

Ponte Prizreni dhe Peja ishin duke barazuar 2:2 në serinë gjysmëfinale, ndërsa pasi ndeshja u ndërpre të martën në Prizren, si rrjedhojë e përleshjes së lojtarëve, Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës vendosi që ndeshja të mbyllet me rezultat zyrtar 20:0 për Pejën, duke eliminuar Ponte Prizrenin.

Pas vendimit të KG-së së FBK-së, Ponte Prizreni në një njoftim në Facebook ka thënë se sponsori gjeneral, Ponte është larguar nga investimi në klub.

Në letrën e postuar nga kjo kompani thuhet se investimi i saj ka qenë vetëm për t’i inspiruar gjeneratat e reja në sport dhe kulturë sportive “megjithatë, përmbyllja e kësaj sezone me skandale të tilla është e papranueshme dhe as që e kemi ëndërruar që do vijë kështu”.

“Duke mos mjaftuar skandali i rrahjes së lojtarëve, skandali vazhdon edhe në Komisionin e Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku pikërisht ky komision pa analizuar faktet dhe raportet zyrtare të institucioneve, me shpejtësi si asnjëherë më parë, vjen brenda disa ore të natës me një vendim të njëanshëm dhe e dënon me dënim drastik një klub shembull, kurse i favorizon sjelljet josportive dhe inskenimet e lojtarëve të klubit tjetër. Pas këtyre ngjarjeve të turpshme, jo-sportive, degraduese dhe vendimeve të njëanshme, kompania Ponte nuk ka rrugë tjetër, por me keqardhje informon të gjithë se jemi detyruar dhe tërhiqemi nga sponsorizimi i K.B. Ponte nga Prizrenit. Kështu që, ne për një kohë të gjatë nuk do të sponsorizojmë asnjë klub sportiv në Republikën e Kosovës, derisa keqdashësit të largohen nga sporti në përgjithësi dhe basketbolli në veçanti”, thuhet në reagim

Më Shumë

Osmani nga Turqia: BE duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Presidentja ka bërë të ditur...

Gjarpërinjtë në Prizren luftojnë kokë më kokë me njëri-tjetrin

Dy gjarpërinj janë hasur në rrugët e fshatit Billushë të komunës së Prizrenit. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar pamje ku shihen gjapërinjtë që ishin të...

Kritikoi Kinën/ 500 policë në redaksinë e një gazete, i kontrollohen kompjuterët

Rreth 500 policë i bastisën zyrat e gazetës “Apple Daily” në Hong Kong. Autoritetet pretendojnë se raportimet e kësaj gazete e shkelin ligjin kombëtar...

Tensione të larta, synime modeste në takimin Biden-Putin

Presidentët Biden dhe Putin takohen të mërkurën në një kohë kur mes dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella dhe shpresat për arritje të rëndësishme...

Proteston Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë, kërkojnë kthimin në vendin e punës

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës po protestojnë para Qeverisë. Ata po kërkojnë miratimin e ligjit, por jo vetëm kaq. “Kërkojmë miratimin e ligjit dhe...

“E pashë unë i pari…” – Plas sherri për femra në plazh, dy vëllezërit nga Kosova zihen me grushta me vëllezërit në Shëngjin

Konflikti mes disa djemve për femrat në plazh është përshkallëzuar duke përfunduar në dhunë fizike mes disa djemve në Lezhë. Dy vëllezër nga Kosova të...

Me një varg aktivitetesh Malisheva po shënon 16 Qershorin – Ditën e Dëshmorëve dhe të Çlirimit

16 Qershori – Dita e Dëshmorëve dhe e Çlirimit të Komunës së Malishevës, është dita e lirisë falë gjakut të dëshmorëve të kombit dhe...

Arrestohen dy person të kërkuar në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren. Ata kanë qenë të kërkuar nga organet e drejtësisë, transmeton “PrizrenPress”. ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR • Rr. Kaqaniku, Prizren 16.06.2021...

Aksident trafiku në Gjonaj të Hasit, pesë të lënduar

Katër automjete janë përfshirë në një aksident trafiku në Gjonaj të Hasit. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. “Është raportuar për një aksident trafiku në mes...

Gjykimi për heqjen e “policëve të shtrirë” në Savrovë, dëshmitari tha se kishte qenë në ndikim të alkoolit kur ishte deklaruar në polici

Në gjykimin ku Hasim Berisha po akuzohet se ka kryer veprën penale “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, në seancën e së hënës dëshmitari Bafti...

32 vjeçarja ukrainase mashtron anglezin 52 vjeçar, i vjedh 200 mijë dollar

Një 52 vjeçar britanik u fejua me një grua të re ukrainase, duke menduar se po ndërtonte një jetë të re, por rezultoi se...

Bayern Munich synon transferimin e yllit të Holandës që po shkëlqen në EURO 2020

Holanda e ka nisur shumë mirë Euro 2020. Dy fitore në dy ndeshjet e para dhe një nga të paktat skuadra si ka siguruar...

Manipulimi i madh i shoqërive të fshehta që kontrollojnë e sundojnë botën!

Shkruan: Avdi Ibrahimi Që në moshë rinore më ka interesuar dhe kam lexuar shkrime e libra nga autor të ndryshëm kush sundon botën? Më është...

Të dielën policia dënoi vetëm një qytetar për mos respektimin e masave anti-COVID

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 37 aksidente komunikacioni, 16 prej tyre me persona të lënduar kurse 21 tjerë vetëm me...

Hekuran Murati shpalos detaje për heqjen e homologimit, vlen vetëm për këto shtete

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dhënë detaje lidhur me kalimin në lexim të parë të heqjes së homologimit për veturat që importohen nga...

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të miratohen sot, vendoset për dasmat dhe mbrëmjet e maturës

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e saj të radhës, raporton Gazeta Sinjali. Në mesin e 28 pikave që do të diskutohen në këtë...

Lajmet e Fundit