-0.6 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Plani “B” i opozitës për rrëzimin e Qeverisë

Nëse Qeveria nuk reflekton deri në protestën e 17 shkurtit, opozita e bashkuar po planifikon të organizojë protesta të përditshme, duke ia rritur kështu presionin ekzekutivit për të dhënë dorëheqje,

Partitë opozitare i kanë dhënë afat kryeministrit, Isa Mustafa, deri më 17 shkurt që të japë dorëheqje dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme, në të kundërtën do ta aplikojnë planin “B” për rrëzimin e Qeverisë, shkruan ‘Zëri’.

Sipas opozitarëve, nëse deri në përvjetorin e tetë të pavarësisë së Kosovës nuk reflekton kjo Qeveri, atëherë do t’i ndryshojnë metodat e veprimit, duke organizuar protesta edhe më të shpeshta, deri në ato të përditshme.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, thotë për “Zërin” se do të duhej të mjaftonin për Qeverinë që të reflektojë pas dy protestave masive, asaj të 28 nëntorit 2015 dhe 9 janarit të këtij viti, dhe të kuptojë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

Më Shumë

Pranon mandatin e dytë si drejtoreshë e Arsimit, Veselaj-Gutaj: Do të punoj për një arsim të fortë, modern dhe të drejtë për të gjithë

Luljeta Veselaj-Gutaj ka pranuar sot mandatin e dytë në detyrën e drejtoreshës së Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Prizrenit. Në një postim në...

Fillojnë ethet e Kupës së Kosovës

Viti 2026 në basketbollin e Kosovës nis fuqishëm me ndeshjet çerekfinale të Kupës. Përballjet e para sjellin emocione të mëdha dhe duele super interesante, raporton...

Lajmet e Fundit