Po digjet kandidatura e Thaçit

Thaci14-17aHashim Thaçi, i mandatari i PDK-së për kreun e qeverisë, mund të djegë kandidaturën e tij për kryeministër, nëse do të jetë i pari që do të provojë formimin e qeverisë së re të Kosovës. Sipas interpretimeve kushtetuese në PDK, Hashim Thaçit do t’i jepet së pari mundësia e formimit të qeverisë në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, ku PDK ka dalë si fituese.

Mirëpo, mungesa e gatishmërisë së partive politike për t’u përfshirë në qeverinë “Thaçi 3”, çka logjikisht do të sillte dështimin e krijimit të koalicionit, do t’i pamundësonte Thaçit që të merrte kandidaturën e mandatarit edhe në tentativën e dytë.

Kushtetuta e Kosovës i parasheh dy mundësi, nëse nuk arrin kandidati i parë të formoj qeverinë, mundësia i jepet të dytit, por me një mandatar tjetër. Në këtë pikë, ka mbetur dilemë nëse kandidatura do t’i jepet sërish PDK-së apo opozitës në bazë të marrëveshjes LDK, AAK dhe Nisma, ngase ka mbetur të pritet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese../tribuna/

Më Shumë

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Lajmet e Fundit