9.3 C
Prizren
E hënë, 21 Prill, 2025

A po dorëzohet PDK-ja?!

Kryesia e PDKNënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci tash e një kohë nuk është aktiv në raport me mediet dhe me opinionin publik. Sidomos nga java e kaluar kur Blloku LVAN hioqi dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit.

Grabovci i cili deri para 10 ditësh në secilën paraqitje deklaronte se partia e tij i ka numrat jo vetëm për kryetarin e Kuvendit, por edhe për formimin e qeverisë së Kosovës, tash e 10 ditë ka heshtur totalisht. Ai deklaronte se PDK është e interesuar që të ketë një qeverisje stabile.

“Ne i kemi numrat sa për të formuar qeverinë, por nuk po duam që të kemi një qeveri me pak numra, sepse para vetes kemi procese shumë të rëndësishme, ku na duhet një shumicë e qëndrueshme”, kishte deklaruar para disa kohësh ai për Gazetën Blic.

Mirëpo, gjatë javës që po e lëmë pas Gazeta Blic ka provuar tri ditë që të kontaktoj me Adem Grabovcin, por ky i fundit nuk është përgjigjur. Madje, nuk ka kthyer as SMS-të.

Këtë heshtje të çuditshme të Grabovcit, e kishte vërejtur edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai dje në disa tubime që i kishte pasur, kishte thënë se në këtë vend ka ndodhur edhe diçka e mirë: që Adem Grabovci s’po i përmend më numrat.

Duket se i vetmi personalitet i cili që nga e premtja e kaluar po komunikon me mediet është “baba” i PDK-së, Xhavit Haliti.

Ai sot e dha një deklaratë të papritur. Sipas tij, PDK-ja është e gatshme që të heq dorë edhe nga posti i kryeministrit, vetëm e vetëm që të ndajë tortën e pushtetit.

Pra, kjo deklaratë e Halitit treon qartë për presionin që ka kjo parti për të hequr dorë nga bllokada institucionale.

Para pak ditësh pos ambasadorit të Mberetërisë së Bashkuar, edhe ambasadorja amerikane Tracy Ann Jackobson bënë presion direkt mbi PDK-në duke kërkuar mbajtjen sa më të shpejtë të seancës konstituive.

Medie të afërta me PDK-në kanë raportuar se është arritur marrëveshje ndërmjet PDK-së e LDK-së për bashkëqeverisje, mirëpo zyrtarisht është mohuar nga të dyja taboret.

Në anën tjetër, edhe blloku LVAN që nga e premtja e kaluar është duke u luhatur mjaft. Derisa LDK pas humbjes së postit të kryetarit të Kuvendit po kërkon me çdo kusht postin e kryeministrit, në anën tjetër, AAK duket se nuk do të lëshoj pe lehtë.

Sidoqoftë, kjo javë pritet të jetë vendimtare për zgjidhjen e situatës politike në vend./Gazeta Blic/

Më Shumë

‘Vnesht Festival’ vjen këtë të shtunë në Rahovec

Drejtori artistik i festivalit ‘Vnesht Festival’, Robert Bisha, në programin e mëngjesit në RTK ka ndarë shumë detaje për këtë ngjarje kulturore që do...

Seanca konstituive vazhdon nesër nga ora 12.00

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se seanca konstituive e radhës mbahet nesër në ora 12.00. Zhvillimi vie pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani...

Po të shkruaj…!

Lajmet e Fundit