7.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Po erdhe

Skender Berisha

Do të të pres bash si duhet
do të të mbaj për dore
prej vape si kjo
deri në ditë bore

nën shiun e hollë të hollë
unë do të mbuloj
t’mos më shkrihesh mollë
t’mos mërzitesh moj

nuk më ftoh gjë prej teje
do të mbaj t’mos më dalish feje
shtigjet t’i tregoj fill e për pe
për qiell e për dhe

ditët rrjedhin një e dy e tre
vitet rrëshqasin me saja
dhe dalim një ditë
ta kërkojmë njëri-tjetrin

Skender Berisha

Më Shumë

AME: Prizreni është zonë sizmogjene aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se mbrëm në orën 22:05 territori i Kosovës, përkatësisht zona juglindore Prizren–Shtërpcë, është goditur nga një tërmet...

Bashkimi ndan rrugët me T.J. Bickerstaff

Me marrëveshje të dyanshme, KB Bashkimi ka përfunduar bashkëpunimin me basketbollistin T.J. Bickerstaff. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar,...

Lajmet e Fundit