7.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Po vazhdon dezinsektimi kundër EHKK në zonat endemike në Malishevë

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), në territorin e Komunës së Malishevës është duke vazhduar fushata e dezinsektimit kundër rriqrave, të cilët janë bartës të virusit dhe kjo është njëra nga masat që është duke u zbatuar.

Sot dezinsektimit është duke u bërë në fshatin Turjakë, ndërsa fushatën e dezinsektimit e kanë parë nga afër edhe drejtori komunal për emergjenca, Hafir Rexha dhe i ai inspektoratit, Dibran Kastrati, të cilët janë shoqëruar edhe nga kryetari i fshatit Turjakë, Haxhi Kastrati.

Për ecurinë e fushatës së dezinsektimit, ata janë njoftuar nga përgjegjësi, Halit Mazreku, sipas të cilit fushata e dezinsektimit është duke vazhduar sipas planifikimeve dhe deri më tani çdo gjë ka shkuar mirë, si në realizim ashtu në raport me banorët e vendeve ku është bërë dezinsketimi.

Më Shumë

Korisha përkujton 27-vjetorin e Betejës së Kabashit

Sot u shënua 27-vjetori i Betejës së Kabashit, një nga betejat më heroike të UÇK, me një manifestim të organizuar ku morën pjesë veteranë,...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit