Fituesi i sivjetshëm i Kurorës së Artë të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë-2014, është poeti jugkorean, Ko Un. Ky poet vlerësohet ndër më të mirët në Korenë Jugore, por është i vlerësuar edhe në qarqet poetike botërore.
Në shënimet e tij biografike ka dy datëlindje: Është i lindur në qytetin Gunsan në provincën Çola, më 1 gusht, ose më 11 prill të vitit 1933.
Në arsyetimin e vendimit për laureatin e Kurorës së Artë të MSP, nga Këshilli i MSP, që u mbajt në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ndër të tjera thuhet se çmimi i ndahet për arritje të lartë artistike, e në veçanti për shprehjen poetike dhe fuqinë e fjalës poetike, sensibilitetin poetik, ku njerëzimi është shkrinë në krijimtari poetike, transmeton INA.
Këtë e pohuan bashkërisht në prani edhe të ministres së kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, drejtori i MSP, Mite Stefoski dhe kryetari i Këshillit drejtues, Sllave Gjorgo Dimoski.
Ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, në fjalën e saj të rastit mes tjerash ka theksuar: “Përkundër faktit që Kurora e Artë e MSP në rend të parë ka të bëjë me krijimtarinë e tij poetike, simbolikisht përmes kësaj janë mbindërtuar edhe të gjitha vlerat tjera poetike në letërsisë aziatike, të cilës i takon edhe një krijimtari në letërsinë e madhe siç është kjo koreano jugore”.
Çmimi Kurora e Artë e MSP, poetit Ko Un do ti dorëzohet në muajin gusht në Strugë, në edicionin e 53 të MSP. Në letrën përshëndetëse për këtë vlerësim të MSP, Ko Un ka theksuar se kjo është edhe një motiv shtesë për ta inkurajuar në krijimtarinë e tij poetike.
Ko Un deri më tani ka botuar 140 libra prej të cilave 50 janë përmbledhje me poezi.
Krijimtaria e tij është përmbledhë para disa viteve dhe është botuar në 40 tome Alen Ginzberg e ka përshkruar Ko Un-in si poet grandioz, kombinim të maestralitetit budistik, liberalit të magjepsur politik dhe natyralistit historik dhe se poezia e tij është pasqyra e shpirtit të Koresë.