17.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Policët Flurim Tafolli dhe Rexhep Krasniqi kanë një kërkesë për Prokurorinë e Prizrenit

Zyrtarët policorë, Flurim Tafolli dhe Rexhep Krasniqi, të martën, përmes mbrojtësve  të tyre, me pretendimet se është e pabazuar, kanë kërkuar hedhjen poshtë të aktakuzës, nga e cila ngarkohen me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Mbrojtësi i të akuzuarit Flurim Tafolli, avokati Arben Ramadani, gjatë shqyrtimit të dytë në këtë çështje penale, ka deklaruar se policët e akuzuar kanë kryer të gjitha veprimet konfrom ligjeve në fuqi, por se ndërhyrja e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), sipas tij, nuk ka lejuar të përfundohet e tërë procedura.

Avokati Ramadani, tuje ka thënë se policët kur e kanë parë automjetin jashtë rrugës, e kanë njoftuar bazën, kanë bërë fotografimin e vendngjarjes dhe i kanë kërkuar personit të automjetit që të paraqitet në polici për të dorëzuar dokumentet mbi mjetin e qarkullimit.

Sipas avokatit, aktakuza nuk arrin të dëshmojë se cili ka qenë përfitimi i të akuzuarve, dëmtimi i shkaktuar ndaj ndonjë pale apo dashjen direkte, të cilat elemente, sipas tij, janë bazë për të ekzistuar vepra penale e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, andaj ka kërkuar që aktakuza si e tillë të hudhet si e pabazuar.

Po ashtu edhe mbrojtësi i të akuzuarit Rexhep Krasniqi, avokati Asman Hoxha, ka deklaruar se aktakuza duhet të hudhet poshtë, sepse nuk është e bazuar në prova konkrete dhe se organi i akuzës, sipas tij, nuk përshkruan cilat janë veprimet që janë marrë kundër ligjit ose cilat është dashur të ndërmerren e që nuk janë ndërmarrë.

Avokati Hoxha, ka thënë se të akuzuarit kanë kryer detyrën e tyre në plotëni me obligimet e tyre që dalin nga ligjet pozitive me të cilat operon Policia e Kosovës dhe sipas tij, sikur ata të vepronin ndryshe nga ajo që kanë vepruar, do të bënin shkelje ligjore.

Hoxha ka thënë se prokuroria pretendon se automjeti është sekuestruar përkohësisht, por se nuk ekziston asnjë provë që automjeti është sekuestruar e sidomos që, sipas tij, sekuestrimi në rastet e vet-aksidentit pa lëndime të rënda trupore, nuk lejohet fare sipas Ligjit mbi Rregullimin e Trafikut Rrugor.

Sipas avokatit Hoxha, të akuzuarit ia kanë kërkuar pronarit të automjetit dokumentet identifikuese dhe të automjetit, por se i njëjti ka deklaruar se nuk i posedon me vete, andaj të njëjtin e kanë urdhëruar që më vonë të paraqitet në stacion policor me dokumentet e tij dhe të automjetit.

Sipas avokatit Hoxha, krejt procedura ka qenë duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt e sipas ligjit derisa nuk është ngritur në këmbë i gjithë Inspektorati Policor, duke arrestuar të akuzuarit dhe duke i penguar ata të kryejnë punën e tyre.

Ai tutje ka shtuar se të gjitha vendimet për të cilat organi i akuzës pretendon se është dashur të ndërmerren, nuk kanë mundur t’i ndërmarrin të akuzuarit sepse personi i vet aksidentuar nuk ka pasur dokumente me veti dhe se krejt veprimet do të ndërmerreshin pasi të merrnin dokumentet nga pronari i veturës.

Për fund, Hoxha ka thënë se nuk funksionon një sistem me të cilin të akuzuarit do të informoheshin për gjendjen sa kanë qenë ën vendin e ngjarjes duke u informuar nëse personi kishte apo jo patentë shofer apo edhe nëse vetura ishte apo jo e zhdoganuar, duke shtuar se kolegët e të akuzuarve e kanë përfunduar procedurën me të dhënat e marra nga vetë të akuzuarit.

Në anën tjetër, prokuroja e rastit, Ervehe Gashi, ka thënë se kërkesat e mbrojtjes për hedhje të aktakuzës janë të pabazuara sepse sipas saj, të akuzuarit nuk e kanë verifikuar në bazën e të dhënave nëse targat e automjetit janë të sakta dhe se kur pala nuk është paraqitur në stacion policor, pronari i parkingut është urdhëruar që të lirojë automjetin pa ndërmarrë asnjë procedurë.

Tutje, prokurorja Gashi ka kërkuar që kërkesat e të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre të hedhen si të pabazuar sepse, sipas saj, aktakuza është e bazuar në prova të ligjshme, me të cilat prova vërtetohet se në veprimet e të akuzuarve krijohen elementet e veprës penale me të cilën ngarkohen.

Sërish ka kërkuar fjalën, avokati Asman Hoxha, i cili ka thënë se nuk qëndron pretendimi i prokurores Gashi se të akuzuarit kanë ditur rreth gjendjes së automjetit, pasi që sipas tij, vetë i aksidentuari Fisnik Kuqi, gjatë deklaratës në IPK dhe Prokurori, ka thënë se nuk u ka ofruar asnjë të dhënë të akuzuarve përpos emrit dhe mbiemrit.

Kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, ka përfunduar shqyrtimin e dytë në këtë çështje penale, ndërsa palët i ka njoftuar se rreth kërkesave të mbrojtjes do të vendosë me shkrim, jashtë seancës.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, me të cilën të pandehurit akuzohen se duke vepruar në cilësinë e zyrtarëve policorë, kanë liruar një veturë të vet-aksidentuar megjithëse e njëjta ka rezultuar e pa zhdoganuar.

Sipas aktakuzës, në automjetin e liruar nga të pandehurit kanë qenë të vendosura tabelat e regjistrimit të një automjeti tjetër, andaj sipas organit të akuzës, ata është dashur ta dërgojnë automjetin në terminal doganor e jo ta lirojnë./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Muzeve: QRTK në Prizren dhe OJQ Educo lidhin memorandum bashkëpunimi

Me rastin e shënimit të 18 majit, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe OJQ Educo kanë nënshkruar një...

Përleshen fizikisht anëtarët e dy familjeve në Prizren, policia arreston shtatë persona

Dy familje janë përleshur fizikisht mes vete në Prizren, pas një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar shtatë persona. Të njëjtit janë ndaluar për...

Lajmet e Fundit