5.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Polici në Suharekë, përdor telefonin derisa drejton veturën (Video)

Numri i madh i aksidenteve me fatalitet ditëve të fundit ka hapur një debat për masat ndëshkuese që duhet të merren ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit.

Policia e Kosovës ka shtuar pikat e kontrollit rrugor duke këshilluar dhe gjobitur qytetarët që po rrezikojnë trafikun rrugor.

Por, nuk janë vetëm qytetarët ata që po shkelin këto rregulla, edhe zyrtarë të lartë qeveritar e komunalë janë “kapur” duke vozitur në mënyrë të gabuar.

Shqetësim akoma më të madh paraqesin edhe zyrtarët policorë, kur shpesh në vend që të jenë shembull për qytetarët, ata bëjnë pikërisht të kundërtën, shkelin rregullat.

Një qytetar që ka dërguar një video te “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, pretendon se një zyrtar policor po e përdor telefonin mobil, derisa po voziste veturën zyrtare.

Video, po ashtu sipas qytetarit në fjalë, është regjistruat në një rrugë në Suharekë./Telegrafi/

Më Shumë

35 aksidente me të lënduar dhe 2,233 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku bëhet e ditur se janë regjistruar 35 aksidente trafiku me...

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?

Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as...

Lajmet e Fundit