11.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Policia apelon qytetarët të kenë kujdes në komunikacion

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në komunikacion. Qytetarët duhet që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, shenjat e trafikut dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike në mënyrë që të mos ndodhin aksidente- thuhet në komunikatën e policisë.

“Referuar perkeqesimit te motit, te reshurave te shiut dhe mundesise se paraqitjeve te ngricave ne ditet ne vijim, Policia e Kosovës me njësitë relevante të saj do te ndërmarrë masa konkrete në ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor si në aspektin parandalues po ashtu edhe ne ate veprues”, thuhet në komunikatë.

“Ne kemi zhvilluar ne vazhdimesi një numër të madh të aktiviteteve ne funksion të sensibilizimit të qytetarëve dhe vetëdijesimit të tyre lidhur me parandalimin e aksidenteve rrugore, duke filluar nga fushatat vetdijsuese përmes spoteve të ndryshme televizive, broshurave, komunikatave, apeleve dhe informacioneve për publikun, me te vetmin qellim, parandalimit te aksidenteve dhe ngritjes se sigurise ne trafik”.

“Policia gjithashtu, në mënyrë konsistente ka zhvilluar dhe implementuar plane operative policore konkrete, si dhe ka ndërmarr masat e nevojshme ligjore, duke perëfshirë edhe shqiptimin e gjobave aty ku pjesëmarrësit në komunikacion kanë rënë ndesh me ligjin mbi sigurinë e komunikacionit rrugor”.

“Policia e Kosoves vazhdon te apeloj tek te gjithë pjesmarrësit në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm dhe ti respektojnë rreguallat qe dalin nga ligji per komunikacionin rrugor, ti respektojnë shenjat e trafikut, si dhe te ju pershtaten kushteve te rruges dhe kushteve atmosferike sidomos ne oret e hesrshme dhe te vona, ne menyre qe te parandalohen aksidentet dhe pasojat e mundshme ne njerëz”, thuhet në komunikatë”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Krasniqi takon Taskforcën komunale për mbrojtjen e mjedisit në Malishevë

Në Malishevë është mbajtur një takim pune i Taskforcës komunale për mbrojtjen e mjedisit, e cila është formuar me vendim të kryetarit të komunës,...

Policia shqiptoi rreth 1,900 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 896 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12...

Lajmet e Fundit