25.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025

Policia bastis shtëpinë e Dardan Molliqajt

Sot, në orët e mëngjesit, Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e Sekretarit Organizativ të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, në Beleg të Deçanit.

Në njoftim të VV-së thuhet se “kjo është hakmarrja e krerëve kriminelë të Policisë, pas një serie konferencash publike të Molliqaj ku u kritikua Policia e Kosovës për montime politike kundër aktivistëve të Vetëvendosjes dhe për kapje nga klani pronto”.

“Urdhëri i dhënë nga lartë për këtë bastisje, e rikonfirmon faktin që Policia e Kosovës është shndërruar në institucion të mbrojtjes së krimit të klanit pronto dhe luftues të kundërshtarëve politikë të këtij klani. Ky lloj instrumentalizimi i policisë dhe shndërrimi i kësaj të fundit në njësi paramilitare në funksion të disa individëve në pushtet, është shenjë e qartë e autoritarizmit që po instalohet në Kosovë. Shembuj të tillë po na kthejnë në vitet e paraluftës kur funksioni i policisë nuk ishte siguria e qytetarëve por shtypja e tyre. Klani pronto, përmes Policisë së Kosovës, po terrorizon familjet e aktivistëve të Vetëvendosjes dhe po synon të përhapë panikë në popull, në një moment kur zemërimi qytetar me këtë qeverisje është më i madh se asnjëherë më parë”, thuhet në njoftim.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk do të pranojë asnjëherë të zmbrapset para këtyre akteve paramilitare të krerëve të Policisë së Kosovës.

“Këto akte na e rikonfirmojnë se lufta kundër krimit e korrupsionit në Kosovë do të mund të bëhet vetëm përmes rezistencës qytetare dhe asnjëherë përmes këtij sistemi të kapur të drejtësisë. Ne ftojmë pjestarët e Policisë së Kosovës që të distancohen nga udhëheqja kriminale e këtij institucioni, dhe të angazhohen në mbrojtje të popullit, e jo kundër tij”. /PrizrenPress.com/

Previous article
Next article

Më Shumë

Hasani e pranon se kishte kërkesë për mbështetje nga VV-ja, tregon kushtin e tij

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka pranuar se ka pasur kërkesa nga Lëvizja Vetëvendosje që ta mbështesë Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit të...

83 aksidente për 24 orë në Kosovë

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 83 aksidente trafiku. Nga to, 34 janë me të lënduar derisa 49 të tjerë me...

Lajmet e Fundit