12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Policia bëhet gati për pranverë, shton kontrollet

Ardhja e pranverës dhe shtimi i qarkullimit më të madh të automjeteve bujqësore ka shtyrë Policinë e Kosovës që të shtojë edhe pikat e kontrollit. Përmes një komunikate për media, policia njofton se krejt kjo po bëhet me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut.

“Me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, Policia e Kosovës në disa akse rrugore ka të caktuara Njësitet Policore të Komunikacionit Rrugor, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e normave ligjore që kërkohen, duke përfshirë shpejtësinë e lejuar dhe përshtatjen e ngasjes së automjeteve me kushtet rrugës dhe shenjat e komunikacionit rrugor”, thuhet në komunikatën e PK-së.

“Po ashtu, meqë tani jemi në sezonën pranverore, dhe ka lëvizje më të shtuara të mjeteve bujqësore në rrugë, kërkohet një kujdes më i shtuar i pjesëmarrësve në trafik, duke përfshirë edhe vet drejtuesit e mjeteve bujqësore, që ti respektojnë rregullat e trafikut dhe shmangies së pasigurisë në trafik”.

“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës vazhdon të apeloj tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, të ju përshtaten kushteve të rrugës, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dy klube të reja në volejbollin kosovar: KV Prizreni dhe KV Alpha

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka bërë të ditur se skenës së volejbollit tonë i janë shtuar edhe dy klube të reja. FVK-ja njoftoi...

Një muaj paraburgim për shoferen e cila dyshohet për vdekjen e dy personave në Shirokë të Suharekës

Gjykata Themelore në Prizren e ka aprovuar kërkesën për një muaj paraburgim ndaj shoferes e cila është e dyshuar për vdekjen e dy persona...

Lajmet e Fundit