20.2 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Policia e Prizrenit dhe Kukësit, flasin për planin operativ “Sezoni veror 2019”

Në kuadër të bashkëpunimit dhe parandalimit të krimit në nivel rajonal, sot në Morinë të Shqipërisë, është zhvilluar një takim ndërmjet drejtorit rajonal të policisë së Prizrenit kolonel Faton Alija  dhe atij  të Kukësit,  Zef  Laskaj.

Takimi  kishte karakter bashkëpunues në disa fusha, e në veçanti shkëmbimi i informacioneve për disa nga rastet e fundit që kanë ndodhur në dy rajonet, Prizren dhe Kukës.

“Gjatë këtij takimi palët u njoftuan mbi zhvillimet e planit operativ “Sezoni veror 2019”, masat e ndërmarra dhe ngritja e shërbimeve efikase për të qenë në shërbim të qytetarëve në të dy anët e kufirit”, njofton PK në Prizren.

“Përveç angazhimeve në parandalimin e krimeve të ndryshme, u diskutua edhe për komunikacionin rrugor dhe fluksin gjatë verës, për pritjen e bashkatdhetarëve, lehtësimin e procedurave të kontrollit dhe turistët nga Kosova të cilët shfrytëzojnë aksin rrugor Morinë-Kukës”.

“Në këtë aks rrugor për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar është kërkuar nga Policia e Shqipërisë që të apelohet te drejtuesit e mjeteve nga Kosova që të jenë të kujdesshëm, pasi për shkak të pengesave në rrugë, në disa vende ka ngushtime të rrugës siç janë urat dhe pjesët tjera në ndërtim e sipër, andaj duhet të jenë të kujdesshëm në shpejtësinë e lëvizjes për të evituar aksidentet rrugore të mundshme”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Isuf Çollaku – Bukëpjekësi që la gjurmë në Prizren

Zanati i bukëpjekësit ka qenë ndër më të vjetrit dhe më të nderuarit në qytetin e Prizrenit, dhe një nga emrat që lidhet ngushtë...

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së dhe TMK-së, Ramadan Hoti

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë Ramadan Hoti – i njohur ndryshe si daja Dan, nga fshati Samadrexhë e Suharekës. Ai ishte...

Lajmet e Fundit