20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Policia e Prizrenit mobilizohet për të arrestuar “Kobrën”

Janë bërë tri ditë që Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, është dashur të ishte në stacionin policor në Prizren. Për t’u intervistuar lidhur me një denoncim që është bërë kundër tij. Por, ai ende nuk është arrestuar nga policët e Prizrenit.

Zëdhënsi i Policisë në Prizren Shaqir Bytyqi, tha se ai po kërkohet vetëm për intervistim.

“Nuk kemi arritur ende që ta lokalizojmë. Ai po kërkohet nga policia për intervistim për një lëndime të lehtë”, tha Bytyqi për Insajderin.

Edhe pse është në kërkim policor, Kobra është shfaqur në rrjetin social Tik-tok, ku përmes postimeve në storie, shihet se po vazhdon të bëjë qejf në një klub të natës.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Ai ishte edhe shef i valltares së njohur me nofkën “Kallashi”.

Më Shumë

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

Lajmet e Fundit