6.5 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Policia jep detaje për therjen me thikë në Prizren, viktima u sulmua në qafë – pritet t’i nënshtrohet operacionit

Një person është lënduar si pasojë e therjes me thikë në Prizren.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Kurillë”

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 19:30. Polica ka marrë informacion se një person është lënduar rëndë me mjet të mprehtë, me thikë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin, një patrullë ka shkuar në spital. Viktima është në gjendje të rëndë, lëndimet janë të rënda për shkak se ka humbur gjak, ka pasur plagë në pjesë të qafës”.

Bytyqi ka deklaruar se rasti është duke u trajtuar nga hetuesit e stacionit policor në Prizren.
I lënduari për shkak të lëndimeve të marra, pritet t’i nënshtrohet operacionit.

Më Shumë

Sot derbi në Suharekë: Ylli përballet me Trepçën

Derbi i xhiros së 25-të në elitën e basketbollit kosovar zhvillohet sot në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli përballet me liderin Trepça në palestrën “13...

Dyshohet për falsifikim parash në Malishevë, rasti nën hetime

Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë është evidentuar në Malishevë, pasi në një bankomat janë deponuar kartëmonedha që dyshohet të jenë të...

Lajmet e Fundit