8.6 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

Policia kryen aksion në Prizren ndaj atyre që nuk i respektojnë masat ndaj COVID-19

Dje Policia e Kosovës ka kryer një aksion në Prizren ndaj atyre që nuk i respektuan masat ndaj COVID-19, raporton Gazeta Express.

Me këtë rast policia ka kryer kontroll në disa lokacione, në lagjen Arbana, në rrugën “Beteja e Pashtrikut” dhe në rrugën “Ismail Kryeziu”, në fshatin Korishë dhe në Landovicë.

Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare policia ka shqiptuar 68 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, dhe gjithsej 4 fletë-paraqitje për bizneset e gastronomisë të cilët nuk e kanë respektuar orarin.

Por, policia gjatë kontrollit në këto lokale ka gjetur edhe 16 puntore-valltare shtetase të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë qenë duke punuar pa dokumentacion të rregullt.

Për këtë policia ka sekuestruar dokumentat dhe ka njoftuar Njësinë për Migrim dhe të Huaj.

Për të gjitha veprimet policore u njoftua prokurori i Shtetit.

Aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi në parandalim dhe respektim të masave “Covid 19” dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë

Më Shumë

Drini i Bardhë rikthehet te fitoret, mposht Arbërinë në Dobraj

Pas disa ndeshjesh të vështira, Drini i Bardhë ka rikthyer moralin me një fitore të merituar 3-1 ndaj Arbërisë në Dobraj. Lojtarët e ekipit...

Bashkimi niset drejt Zagrebit për përballjen me Cibonën në FIBA Europe Cup

Bashkimi është nisur sot për në Zagreb të Kroacisë, ku do të përballet me ekipin vendas Cibona, në kuadër të FIBA Europe Cup, raporton...

Lajmet e Fundit