6.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Policia Kufitare ndalon 67 refugjatë, tentuan të futen ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar mbi 60 refugjatë që tentuan të futen ilegalisht në Kosovë.

Në një komunikatë për medie, bëhet e ditur se aksioni është kryer në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë.

“Sot me datë 19.06.2022, rreth orës 16:50, Policia Kufitare (DRPK),  konkretisht Stacioni policor për mbikëqyrje kufirare- SPMK Vermicë,  ka  pranuar informatën se në vijën e gjelbër të pjesës së Republikës së Shqipërisë, në drejtim të Kosovës, janë vërejtur disa dhjetëra refugjatë”.

“Me të pranuar informacionin menjëher në bashkëpunim dhe bashkëveprim me Policinë homologe shqiptare është hartuar një  plan taktik për parandalmin e tyre që mos të lejohen të hyjnë  në territorin e Kosovës”, njofton Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës thotë se patrullat homologe të Policisë së Shqipërisë, deri më tani kanë ndaluar 67 shtetas të huaj (refugjat) ilegal dhe janë duke u marrë me trajtimin e tyre.

Po ashtu, Policia e Kosovës njofton se  janë duke bashkëpunuar ngusht në zbulimin e mundshëm të ndonjë personi apo personave të cilët mund të kenë qenë duke i kontrabanduar viktimat në fjalë./Telegrafi/

Më Shumë

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Euro në T7, ka thënë se rreth 12 milionë euro i janë marrë kësaj komune. Totaj, ka...

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Lajmet e Fundit