16.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Policia largon lypësit nga Suhareka

Komuna e Suharekës ka njoftuar se të martën në bashkëpunim me organet e tjera shtetërore ka realizuar aksionin për largimin e lypsarëve në qytet.

Në njoftimin e Zyrës komunale për informim thuhet se të martën është ditë tregu në Suharekë, dhe se si pasojë e frekuentimit më të lartë të qytetarëve në qytet vërehet edhe prania e shtuar e lypsarëve, që vijnë nga qytetet e tjera të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Suharekës, në bashkëpunim me Qendrën e Punës Sociale në Suharekë dhe me asistim të policëve të Stacionit të Policisë në Suharekë, kanë organizuar aksionin për largimin e lypsarëve.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Sala Bytyçi dhe drejtori i QPS-së në Suharekë, Sami Rrakaqi, kanë caktuar dy zyrtarë të shërbimeve sociale të QPS-së, të cilët me asistimin edhe të policëve i kanë evidentuar lypsarët, të cilët ishin nga komunat e tjera”, thuhet në komunikatën e ZI-së. Sipas këtij njoftimi, aksione të kësaj natyre do të organizohen edhe në të ardhmen, si për largimin e lypsarëve ashtu edhe mbrojtjen e fëmijëve që ditëve të tregut angazhohen në punë.

Më Shumë

Bashkimi dhe Bora përballen sot në Prizren

Në kuadër të Superligës në basketboll sot më 9 prill do të zhvillohet një përballje interesante ku Bashkimi do të përballet me Borën. Ndeshja do...

Shtatë për qind e pagës për shëndetin, “funksionalizimi i plotë i sigurimit shëndetësor deri në pesë vjet”

Pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi në fillimin e këtij viti, Qeveria e Kosovës e miratoi për së dyti Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor...

Lajmet e Fundit