15.6 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Policia ndërpret një dasmë në Atmaxhë të Prizrenit, iniciohet rast ndaj organizatorit

Një personi i cili dyshohet se ka organizuar aheng familjar në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, i është inicuar rasti në Polici, raporton PrizrenPress.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari dje ka grumbulluar rreth pesëdhjetë persona duke shkelur masat e vendosura nga Qeveria.

Dasmorët janë shpërnda nga ahengu, ndërsa ndaj organizatorit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt.

“Fsh. Atmaxhe, Prizren 09.08.2020 – 15:45. Njësiti policor ka intervenuar në një aheng familjar ku kishte të mbledhur rreth pesëdhjetë persona duke mos respektuar vendimin e Qeverisë, dasmorët janë shpërnda nga ahengu ndërsa ndaj organizatorit është iniciuar rasti si më lartë”, thuhet në raport.

Dasmat janë ndaluar me vendim të Qeverisë për shkak të numrit të madh të të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Junior 06 eliminohet në gjysmëfinale U16

Ekipi i djemve U16 të Junior 06 Moni Bau është eliminuar në gjysmëfinale të “Play-Off”-it në grupin Perëndim, pas humbjes edhe në ndeshjen e...

P.C Prizreni një hap larg finales së Ligës së Parë

Proton Cable Prizreni ka bërë një hap të madh drejt finales së Ligës së Parë, duke fituar bindshëm gjysmëfinalen e parë ndaj Istogut me...

Lajmet e Fundit