7.5 C
Prizren
E diel, 4 Janar, 2026

Policia: Ne jemi gati – VV: Mos na pengoni në skenar

policia e kosovesNë protestën e sotme që do të mbahet në Prishtinë kundër ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç dhe “Trepça është e jona” e organizuar nga Vetëvendosja dhe “Thirrjet e nënave” pritet të ketë numër të madh të qytetarëve.

Policia e Kosovës thotë se lidhur me këtë protestë ka planin operativ.Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha, në një prononcim për “Zërin” ka treguar se, policia do të zbatojë ligjin, por do të marrë masa ndaj atyre që bien në kundërshtim me ligjin.

“Në bazë të ligjit për tubime poblike edhe policia i ka marr gjitha masat për mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Policia e Kosovës ka plan operativ konform ligjit për tubime publike. Do të zbatojë ligjin, do të respektoj vullnetin e qytetarëve për të protestuar në mënyrë të qetë dhe do të marrë masa ndaj atyre që do të bien në kundërshtim me ligjin”, ka thënë ai.

Megjithatë Hoxha tha se PK-ja beson në kulturën e lartë të qytetarëve dhe shpreson që kjo ditë do të kaloj në mënyrë paqësor.

Nga ana tjetër, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thnëë për “Zërin” se protesta e sotme me moton: “Jabllanoviq jashtë dhe Trepça është e jona”, do të jetë mirë e organizuar.

“Jo, protesta nuk do të eskaloj në asnjë moment. Afër 1000 kujdestarë me emër dhe mbiemër do të kujdesen sipas skenarit të “Vetëvendosjes” dhe “Thirrjeve të nënave” dhe nuk ka asnjë mundësi, vetëm nëse Policia e Kosovës ka plane për ta penguar skenarin e saj”, është shprehur ai. /Zëri/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash, policia nis hetimet

Një burrë është gjetur pa shenja jete të martën në Restelicë të Dragashit. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Hetim i...

Fatmir Limaj nuk e ‘çan’ rrethimin as në Malishevë, VV-ja del e para

Fatmir Limaj me Nismën nuk arritën të dalin mbi prag. Megjithatë, partia që njihet për bastion Malishevën, ka dështuar edhe në këtë komunë, duke...

Lajmet e Fundit