18.2 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Policia në Prizren inicion raste ndaj 10 personave për mosrespektim të dispozitave shëndetësore

Policia e Kosovës ka iniciuar raste ndaj 10 personave për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, raporton PrizrenPress.

Rastet kanë ndodhur në Prizren, gjatë ditës së djeshme.

Lexoni të plotë raportin e Policisë rreth rasteve për mosrespektim të dispozitave shëndetësore.

· Rr. Faik Konica, Prizren 09.08.2020 – 02:30. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së lidhur me virusin Covid -19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

· Rr. Faik Konica, Prizren 09.08.2020 – 02:30. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën të cilën kishin qenë katër të dyshuari meshkuj kosovar të cilët kishin vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së lidhur me virusin Covid -19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

· Rr. Faik Konica, Prizren 09.08.2020 – 02:30. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën të cilën kishin qenë dy të dyshuari meshkuj kosovar të cilët kishin vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së lidhur me virusin Covid -19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

· Rr. Reshat Kajragdiu, Prizren 09.08.2020 – 03:50. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. I dyshuari nuk është intervistuar, pasi që ishte në gjendje të dehur dhe i njëjti do të mbahet në ndalim policore.

· Fsh. Atmaxhe, Prizren 09.08.2020 – 15:45. Njësiti policor ka intervenuar në një aheng familjar ku kishte të mbledhur rreth pesëdhjetë persona duke mos respektuar vendimin e Qeverisë, dasmorët janë shpërnda nga ahengu ndërsa ndaj organizatorit është iniciuar rasti si më lartë.

· Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 09.08.2020 – 23:25. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lartë pasi i njëjti ka organizuar muzikë live në lokalin e tij duke mos respektuar vendimin e Qeverisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Eris Abedini largohet nga Ballkani

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht largimin e mesfushorit Eris Abedini nga skuadra. Klubi suharekas ka falënderuar Abedinin për kontributin e tij gjatë kohës sa ishte...

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Lajmet e Fundit