13.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Policia nuk raporton asnjë rast për mbledhjen e qytetarëve në Prizren

Policia e Kosovë nuk ka iniciuar asnjë rast sa i përket fluksit të madh të qytetarëve të cilit janë mbledhur mbrëmë në Abi Çarshia në Prizren, për çka ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti.

“Mbrëmë ka pasur grumbullim të madh të qytetarëve në disa qendra, që është në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria, të rekomanduara nga IKSHP dhe profesionistët shëndetësorë. Në gjithë atë masë të njerëzve është e sigurt se ka pasur të prekur me COVID-19, që mund të jenë pa simptoma. Kushdo që ka qenë prezent aty, me gjasë e ka marrë virusin. Kjo nënkupton se në dy javët në vijim, qindra qytetarë që do të kërkojnë trajtim në spitale nga po të njëjtit mjekë, këshillat e të cilëve nuk po i respektojnë”, ka shkruar Hoti.

Derisa mbrëmë në Abi Çarshia nuk është respektuar distanca, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës nuk njoftohet për inicimin e ndonjë rasti./kp/

Më Shumë

Qeveria vendos për vlerën e pensioneve, ekzekutohen të rritura nga nesër

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka premtuar rritjen e pensioneve bazë për pensionistët dhe rritjen e shtesave për fëmijët, në votimin e Projektligjit të...

Trajneri i Malishevës jep dorëheqje

Pas ndeshjes së fundit ndaj Ballkani, kryetrajneri i Malisheva, Qatip Osmani, ka dorëzuar dorëheqjen e tij para kryesisë së klubit. Sipas komunikatës së klubit,...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit