2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Policia shqipton 864 gjoba për mos respektim të Ligjit për Pandeminë

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 864 tiketa për mosrespektim të ligjit COVID-19.

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Më Shumë

Dy budallaki dhe një djallëzi

Shkruan Ag Apolloni Para pak ditësh ndodhi një budallaki me një ekspozitë që provokoi protesta. Ishte ekspozitë e bazuar në një monografi për masakrat në...

Gjeti një mjet shpërthyes duke punuar në një shtëpi në Rahovec, aktivizohet FSK-ja

Derisa ishte duke punuar në një shtëpi në Rahovec, një qytetar ka hasur në një mjet shpërthyes. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, me...

Lajmet e Fundit